Pirro Vengu: Çfarë të ardhmeje ndërtoni duke përdhosur institucionet!
Dritare.net

Nga Pirro Vengu
Le ta ndjekim deri në fund arsyetimin e komentuesve të elitës dixhitale pa mandat, që kanë vërshuar sërish sot për të intimiduar këdo që nuk mendon si ata:

E zëmë se institucionet i digjni për faj të të korruptuarve. E zëmë se dyqanet dhe bankat i kanë oligarkët. E zëmë se mediat janë të shitura.
Po Arkivi Qendror i Shtetit? Institucioni që ruan kujtesën tonë kolektive, ku mbrohen e studiohen dëshmitë e historisë, të gjuhës dhe të trashëgimisë sonë shpirtërore?
Arkivi çfarë ju ka bërë?

Po Nunciatura Apostolike dhe flamuri i Selisë së Shenjtë? Po flamuri europian? Po selia e Kolegjit të Europës? Çfarë ju kanë bërë?
Çfarë padrejtësie ndreqni duke vënë në rrezik kujtesën tonë? Çfarë të ardhmeje ndërtoni duke përdhosur simbolet që na lidhin me Europën?
Çfarë ambicieje e përligj këtë egërsi?