Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ministrja Spahiu: 9 efektivë policie në urgjencë, njëri me dëmtime të rënda

Ministrja Spahiu: 9 efektivë policie në urgjencë, njëri me

Policia e Shtetit u bën thirrje protestuesve të distancohen menjëherë nga dhuna, ndërsa bën me dije se 14 punonjës policie janë plagosur si pasojë e sulmeve që vijojnë prej disa orësh në kryeqytet.

Përmes një reagimi zyrtar, Policia dënon sulmet ndaj efektivëve dhe institucioneve shtetërore, si dhe shkatërrimin me zjarr të pronës publike dhe private, duke theksuar se këto akte nuk kanë lidhje me të drejtën për të protestuar.

Ministrja Spahiu: 9 efektivë policie në urgjencë, njëri me

Ndërkohë, ministrja Spahiu bëri me dije se në Spitalin Universitar të Traumës kanë mbërritur efektivë të lënduar, mes tyre një 31-vjeçar me dëmtime serioze në sy dhe fraktura të rënda në nofull dhe hundë.

Ministrja Spahiu: 9 efektivë policie në urgjencë, njëri me

Policia u bën thirrje pjesëmarrësve të mos mbështesin personat e dhunshëm dhe të maskuar, ndërsa paralajmëron se përgjegjësit do të identifikohen dhe do të përballen me ligjin.

Ministrja Spahiu: 9 efektivë policie në urgjencë, njëri me

Sipas Policisë së Shtetit, deri më tani janë shoqëruar 35 persona, ndërsa vijon puna për identifikimin e personave të përfshirë në aktet e dhunës.

Ministrja Spahiu: 9 efektivë policie në urgjencë, njëri me

Autoritetet theksojnë se e drejta për të protestuar është e garantuar me ligj, por ajo nuk justifikon dhunën ndaj punonjësve të Policisë apo shkatërrimin e pronës publike dhe private./L.F-dritare.net