Protestuesit sulmojnë qendrën tregtare të Toptanit, thyejnë xhamat e fasadës! Ndërhyn Policia
Wednesday 14 October 2026, 20:08
Dritare.net

Aktet e dhunës vijojnë në Tiranë, ku këtë herë në shënjestër të protestuesve ka përfunduar qendra tregtare “Toptani”. Një grup protestuesish kanë thyer xhamat e fasadës së godinës, ndërsa në vendngjarje ka ndërhyrë Policia. Raportohet edhe për shoqërime.
Ndërkohë, përgjatë rrugës drejt qendrës së kryeqytetit, protestuesit kanë vijuar me akte vandalizmi. Tabela të djegura, semaforë të thyer e të shkatërruar, makina dhe kosha mbeturinash të përfshirë nga flakët, si dhe vazo të dëmtuara, janë disa nga pasojat e dhunës në rrugët e Tiranës.
Situata mbetet e tensionuar./L.F-dritare.net