Na ndiqni edhe në

Arkiv

Gazetari i Euronews tregon takimin me Ramën: Na priti zbathur dhe me pantallona të shkurtra

Gazetari i Euronews tregon takimin me Ramën: Na priti zbathur dhe me
Gazetari i Euronews, Jack Parrock ka zhvilluar intervistë më kryeministrin e vendit, Edi Rama, në rezidencën verore të këtij të fundit. Parrock shkruan në Twitter se, kjo intervistë u përqendrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE

"Epo, kjo nuk ishte intervistë ime e zakontë me një politikan. Kryeministri i Shqipërisë na priti në rezidencën e tij verore, zbathur dhe me pantallona të shkurtra. Intervista jonë u përqendrua te potenciali i Shqipërisë për fillimin e bisedimeve të pranimit në BE. Intervista do të transmetohet në Euronews në ditët në vijim”, shkruan gazetari./K.C/dritare.net