Na ndiqni edhe në

Bota

Pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi?! Çfarë thonë ekspertët!

Pse u rrëzua avioni me 242 persona në bord në Indi?!

Sot më 12 qershor, avioni Boeing 787-8 Dreamliner i Air India, fluturimi AI171 (regjistrimi VT‑ANB), u rrëzua pas nisjes nga Ahmedabad për në Londër. Aktualisht hetuesit po kërkojnë për shkaqet, ndërsa ekspertët teknikë kanë ndarë skenarët e ardhshëm:

Çfarë thonë ekspertët?
1. Problemi në fazën kritike të ngritjes
John McDermid (profesor në Universitetin e York), ekspert i inxhinierisë së sigurisë, tha që “problemi duket se erdhi në etapën përfundimtare të rrëshkitjes ose sapo avioni u ngrit” dhe “ishte aq i rëndë, sa edhe i pakapshëm.”

2. Avioni nuk u ngrit siç duhet

Analizat e videove tregojnë që avioni kishte pak shtytje (engines thrust), nuk gjeneronte mjaftueshëm “lift” (forcë ngritëse), dhe pilotët po komandonin fort për të korrigjuar trajektoren.

3. Gabime në konfigurimin e krahëve (flaps/slats)

Në momentin e ngritjes, avionët përdorin pjesë të krahëve për të ndihmuar ngritjen (quhen flaps dhe slats). Nëse këto nuk vendosen siç duhet, avioni nuk ngrihet siç duhet. Kjo është një nga arsyet që po hetohet.

4. Mund të ketë pasur problem me motorët
Edhe pse avioni ka dy motorë dhe normalisht mund të fluturojë edhe me një, duket se nuk kishte mjaftueshëm fuqi për t’u ngritur. Kjo është shumë e pazakontë dhe po hetohet me kujdes.

5. Pse nuk u tërhoqën rrotat?
Ekspertët vunë re se rrotat e avionit (marshi i uljes) nuk u tërhoqën pas ngritjes. Kjo shkakton më shumë rezistencë në ajër dhe mund të ketë penguar ngritjen./K.C/dritare.net