Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! Ja si dolën maturantët!

Publikohen notat e Gjuhës së Huaj! Ja si dolën maturantët!

Janë publikuar rezultatet e provimit të gjuhës së huaj për Maturën Shtetërore 2025, ku në total kanë marrë pjesë 25 743 maturantë nga i gjithë vendi.

Sipas të dhënave zyrtare, 399 maturantë kanë marrë notën më të ulët të mundshme, 4.00, duke mos arritur ta kalojnë provimin. Nga ana tjetër, 216 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke u renditur si ekselentë.

Ky është një ndër provimet kryesore të Maturës Shtetërore dhe rezultatet e tij kanë një ndikim të madh në përzgjedhjen e degëve universitare nga ana e maturantëve. Ministria e Arsimit pritet të publikojë së shpejti edhe rezultatet e lëndëve të tjera, përfshirë provimin e Letërsisë dhe Matematikës.

Nota mesatare për provimin e gjuhës së huaj këtë vit është 7.8, një tjetër tregues pozitiv për cilësinë e përgjithshme të rezultateve. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga PortaliStudentor.al, pjesa më e madhe e maturantëve janë vlerësuar me nota që variojnë nga 7.0 deri në 9.9, me peshën më të madhe që e mban grupi i notave 9.0–9.99, ku renditen 8 073 maturantë./K.C/dritare.net