Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ngjela: E di çfarë do t’i ndodhë Berishës dhe kur do të largohet!

Ngjela: E di çfarë do t’i ndodhë Berishës dhe kur do

I ftuar në emisionin Dekalog në Dritare TV, avokati dhe analisti politik Spartak Ngjela komentoi mbi të ardhmen e Partisë Demokratike, dhe mbi procesin penal ndaj Sali Berishës, duke dhënë një tablo të qartë të krizës politike që po kalon e djathta shqiptare.
“Partitë e mëdha nuk mbarojnë misionin”- tha Ngjela, sipas Ngjelës, sistemet perëndimore janë natyrshëm bipolare të majtë dhe të djathtë, dhe kështu do të mbetet edhe Shqipëria.


"Në Perëndim janë dy parti kryesore. Edhe këtu është e njëjta gjë – PS dhe PD. Të tjerat dalin kot. Sistemi është bipolare. Kështu është krijuar përplasja politike që nga marksizmi e deri sot."
Sipas Ngjelës, rrënimi i Partisë Demokratike nuk vjen nga ideologjia, por nga drejtimi personal i Berishës:
"Po pse është dërmuar PD-ja? Sepse Saliu nuk u tërhoq. Liderët perëndimorë e kuptojnë kur duhet të largohen, ky jo. Ky është tani nën hetim penal, është shpallur ‘non grata’ në SHBA, dhe gjithë shpresat i ka përqendruar në një pikë të mbetet kryetar i PD-së. Po nuk shpëtoi në gjyq, largohet nga politika."
Ngjela theksoi se nuk mund të flasë për fajësinë e Berishës pa parë provat, por skenarët janë të qartë:
"Nëse Berisha del i pafajshëm, fiton një vlerë të madhe politike. Nëse dënohet, largohet përfundimisht."- shprehet ai
Sipas Ngjelës, Berisha i mban disa njerëz afër me interes të pastër personal:
"Ai e ka thënë vetë: nuk më duhet fare partia, kam interesin tim."- përfundon Ngjela/E.P-dritare.net