
Erion Isai konfirmon divorcin: Kam nisur një kapitull të ri!
Dritare.net
Kryetari i Bashkisë Kolonjë dhe aktori i njohur, Erion Isai, ka konfirmuar publikisht përmes një deklarate në rrjetet sociale ndarjen nga bashkëshortja e tij, duke theksuar se martesa e tyre ka përfunduar zyrtarisht që në prillin e vitit 2024.
“Në interes për aq sa i takon medias dhe opinionit publik, si artist dhe ushtrues i një detyre të lartë, prej prillit 2024, me dakordësi dhe parime të përbashkëta, edhe zyrtarisht e ligjërisht ka nisur një kapitull i ri personal,” shkruan Isai në deklaratën e tij.
Ai shprehet se vendimi për ndarje është marrë me mirëkuptim dhe se përkushtimi ndaj dy vajzave të tij të mitura, Ajër dhe E’dua, mbetet prioritet absolut në jetën e tij.
“Prej dy vitesh detyrën më të bukur në botë – atë të babait – përkushtohem e copëtohem ta bëj edhe më mirë se më parë! Vlerësim të cilin e japin vetëm Ajër dhe E’dua,” thekson ai.
Isai ka reaguar gjithashtu ndaj publikimeve të vendimeve gjyqësore në media, duke i cilësuar të panevojshme dhe pa interes publik, sidomos kur në mes janë fëmijë të mitur./L.F-dritare.net

















