Na ndiqni edhe në

Bota

Masakër në SHBA! Babai vret 7 fëmijët e tij dhe një tjetër jashtë familjes!

Masakër në SHBA! Babai vret 7 fëmijët e tij dhe një

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shreveport në shtetin amerikan të Luizianës, ku një baba dyshohet se ka vrarë shtatë nga fëmijët e tij dhe një tjetër pa lidhje gjaku, në një të shtënë masive që policia e ka cilësuar si konflikt familjar.

Sipas mediave amerikane, fëmijët ishin nga 1 deri në 14 vjeç. Të shtënat nisën rreth orës 05:00 të mëngjesit të së dielës, kur i dyshuari qëlloi fillimisht një grua në rrugë dhe më pas hyri në një banesë, ku vrau tetë fëmijët.

I dyshuari është identifikuar si Shamar Elkins. Sipas policisë, ai qëlloi gjithsej 10 persona përpara se të largohej me një makinë të vjedhur.

Gjatë sulmit, një nga viktimat arriti të arratisej dhe të njoftonte autoritetet, ndërsa një tjetër fëmijë shpëtoi duke u hedhur nga çatia dhe ndodhet në spital.

Policia e ndoqi autorin në një zonë tjetër, ku edhe e qëlloi për vdekje. Dy gra të rritura, përfshirë nënën e fëmijëve, ndodhen në gjendje kritike.

Kryebashkiaku i qytetit, Tom Arceneaux, e cilësoi ngjarjen si një nga më tragjiket në historinë e Shreveportit, ndërsa autoritetet theksuan se të gjitha viktimat janë të mitur.

Sipas të dhënave nga organizata që monitoron dhunën me armë në SHBA, kjo është një nga të shtënat më vdekjeprurëse në vend në vitet e fundit.

Hetimet vijojnë, ndërsa komuniteti lokal është në gjendje shoku pas kësaj tragjedie të rëndë./BBC