Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Kalaja e Borshit shndërrohet në sit muzeal, Gonxhja: Po i japim jetë të re monumentit historik

Kalaja e Borshit shndërrohet në sit muzeal, Gonxhja: Po i japim

Ministri i Turizmit dhe Kulturës, Blendi Gonxhja, ka bërë të ditur se po vijojnë punimet në një nga monumentet më të rëndësishme të trashëgimisë historike në jug të vendit, në Kalanë e Borshit.

Sipas tij, projekti synon t’i japë një jetë të re kësaj kalaje historike, duke ndërhyrë në konservimin dhe stabilizimin e strukturave ekzistuese, si dhe duke përmirësuar ndjeshëm përvojën e vizitorëve.

Në kuadër të projektit, i cili financohet nga Banka Botërore dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK dhe Bashkinë Himarë, parashikohet edhe restaurimi i xhamisë brenda kalasë, si dhe vendosja e elementeve të reja arkitektonike.

Po ashtu, projekti përfshin krijimin e paneleve interpretuese, një platforme vëzhgimi dhe ndriçim artistik, me qëllim promovimin e vlerave historike dhe turistike të zonës.

Pas përfundimit të punimeve, Kalaja e Borshit pritet të hapet si një sit i ri muzeal me biletë hyrëse, duke u kthyer për herë të parë në një destinacion të strukturuar për vizitorët vendas dhe të huaj.

Postimi i ministrit Gonxhja!

"Vijojnë punimet për një ndërhyrje të rëndësishme që do t’i japë jetë të re këtij monumenti historik, duke ruajtur historinë dhe duke përmirësuar përvojën e vizitorëve.

Projekti, i financuar nga Banka Botërore dhe i implementuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, në bashkëpunim me Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, IKTK dhe Bashkinë Himarë, parashikon konservimin dhe stabilizimin e strukturave, restaurimin e xhamisë brenda kalasë, si edhe krijimin e elementëve të rinj arkitektonikë, paneleve interpretuese, platformës së vëzhgimit dhe ndriçimit artistik.

Pas përfundimit të punimeve, Kalaja e Borshit do të hapet si sit i ri muzeal me biletë hyrëse, duke u kthyer për herë të parë në një destinacion të mirëstrukturuar për vizitorët."/K.C/dritare.net

View this post on Instagram

A post shared by Dritare Tv (@dritare_tv)