Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump hap dyert e Amerikës për 5 milionë dollarë: Ja çfarë ofron Karta e Artë!

Trump hap dyert e Amerikës për 5 milionë dollarë: Ja

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka prezantuar një program të ri të imigracionit me bazë financiare, të quajtur “Karta e Artë”, që u ofron shtetasve të huaj mundësinë për të marrë rezidencë të përhershme në SHBA në këmbim të 5 milionë dollarëve.

Përmes faqes zyrtare TrumpCard.gov, aplikantët mund të regjistrohen në listën e pritjes për të marrë këtë kartë ekskluzive, të cilën Trump e përshkroi si “më prestigjioze se Green Card”.

Çfarë ofron Karta e Artë?

Qëndrim i përhershëm në SHBA
Rrugë drejt shtetësisë
Taksa vetëm për të ardhurat nga SHBA
Liri për të jetuar e punuar në çdo shtet amerikan
Sekretari i Tregtisë, Howard Lutnick, deklaroi se fondet e mbledhura nga ky program do të ndihmojnë në uljen e borxhit federal dhe në zhvillimin e infrastrukturës.

Ekspertët ligjorë theksojnë se programi mund të përballet me sfida kushtetuese nëse nuk miratohet nga Kongresi.
Disa media kanë kritikuar dizajnin e faqes zyrtare si jo profesional, pavarësisht rëndësisë së programit.
Programi shënjon një hap të ri në politikat e Trump-it për “migracionin me meritë dhe kapital”, duke pasqyruar stilin e tij të orientuar drejt elitës financiare globale./K.C/dritare.net