Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ramën apo Berishën? Ngjela zbulon kë mbështet Amerika!

Ramën apo Berishën? Ngjela zbulon kë mbështet Amerika!

I ftuar në emisionin Dekalog në Dritare TV me gazetarin Roland Qafoku, avokati Spartak Ngjela foli për marrëdhënien e SHBA-së me politikën shqiptare, dhe sidomos për pozicionimin e saj ndaj kryeministrit Edi Rama dhe opozitës.
Sipas Ngjelës, Amerika në doktrinë mbështet gjithmonë qeverinë në detyrë, pra kryeministrin. Megjithatë, ai nënvizoi se ka pasur një ftohtësi në qëndrimin amerikan pas zgjedhjeve të fundit, të cilën e cilësoi si një moment reflektimi nga SHBA, ndonëse më vonë e përshëndetën rezultatin.

Ngjela shtoi se Rama nuk ka lidhje të natyrshme me Perëndimin, dhe se ai është "i Parisit" shprehet ai duke thënë se mbështetja ndaj tij nuk është e pakushtëzuar dhe se karriera e tij politike është ndihmuar nga faktorë të jashtëm.
"Ata ia dhanë të gjitha, ata e prunë, ata e ndihmuan për të gjithë karrierën politike që ka," – u shpreh Ngjela,
"Unë e kam takuar shpesh atje. Ishte piktor, nuk e mendoja që do bëhej kryeministër. Koncepti i tij është artistik, jo logjik. Ai flet me figura, analizon politikën me figura, sepse vjen nga arti."
Në fund, Ngjela u shpreh se nuk ka më marrëdhënie me Ramën, duke shtuar: E kam ndaluar marrëdhënien me të.-/E.P-dritare.net