Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Berisha nuk shkon në Kuvend, flet poshtë zyrës së Ramës: Vendi po hyn në fazë kritike

Berisha nuk shkon në Kuvend, flet poshtë zyrës së

Ish-kryetari i PD-së Sali Berisha ka zgjedhur të japë mesazhet e tij nga foltorja e përjavshme jashtë ambienteve të Kryeministrisë, duke mos marrë pjesë në seancën plenare të së hënës. Berisha falënderoi protestuesit e së shtunës për marshimin e tyre në Tiranë, duke vlerësuar pjesëmarrjen dhe energjinë e tyre. Ai paralajmëroi gjithashtu për situatën kritike politike në vend, duke u bërë thirrje qytetarëve të jenë të ndërgjegjshëm për zhvillimet e fundit.

“Marshi epik i protestuesve, të paparë më parë në rrugët e Tiranës, në të cilën dhanë mesazhin e një qytetarie të pamposhtur, mirënjohje të pakufishme. Të dashur miq, duhet të flasim hapur, t’i themi gjërat siç janë. Vendi po hyn në një fazë kritike si asnjëherë më parë. Edi Rama, siç e shihni, pasi është kapur, është vërtetuar si kryehajduti i kombit, deklaroi publikisht se korrupsioni do të mbrohet, nuk do të luftohet… Ftoj shqiptarët të ndërgjegjësohen se këto kohë më shumë se kurrë po luhet me fatin e tyre”, u shpreh Berisha./K.C/dritare.net