Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja porositë e Ramës nga Njësia 12!

Ja porositë e Ramës nga Njësia 12!

Në një takim të radhës me socialistët në njësinë numër 12, Edi Rama la prorosi për më shumë organizim në terren për zgjedhjet vendore të 2027-ës. Rama tha se PS ka kapacitet të fitojë më shumë dhe në Qendrat e Votimit ku nuk marrin fitore kjo ndodh vetëm sepse PS nuk organizohet si duhet.


Gjatë fjalës së tij Rama vendosi rëndësinë tek paketa e maleve duke thënë se ka pasur një interes të lartë. Gjithashtu kryeministri ritheksoi se anëtarësi në BE është një mundësi historike dhe se “BE do të na marrë brenda vetes.”


“Besoj se PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV që PS nuk e fiton dot, por ka QV ku PS nuk fiton se nuk organizohet si duhet. Nuk ka asnjë rezultat që ne nuk arrijmë dot, rezultatet që nuk arrijmë vijnë se nuk e bëjmë dot punën si duhet. Na duhet që këtë punë dhe këtë përpjekje ne e kemi detyrë më të madhe se sa thjesht ndaj vetes. Kjo arsye është mundësia historike që na ka ardhur në dorë, janë krijuar kushtet që ne ta shohim derën e Europës afër dhe të hapur plotësisht. Kemi bërë shumë për të arritur këtu, por që nuk mjafton,. Ne mund ta kishim bërë të gjithën dhe nuk mjafton, sepse vendi i vogël, populli i vogël nuk i mjafton të bëjë më të mirën e vet, duhet dhe të tjerët ta shohin me sy të mirë. I janë bashkuar yjet e fatit për arsye që nuk i dihet me sa mirë kemi punuar ne, be do të na marrë brenda vetes. Kjo është e jashtëzakonshme. Ky moment është konkret. Na duhet të bëjmë maksimumin që dera të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë në brenda”, tha Rama.