Berisha njofton protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit
E Martë 3 Mars 2026, 20:08
Dritare.net

Në një takim në Durrës, kryetari i PD-së Sali Berisha, njoftoi se më 12 mars do të zhvillohet protesta tjetër e opozitës. Berisha bëri thirrje që të gjithë qytetarët të grumbullohen para Parlamentit, duke e quajtur këtë tubim “gjyq për Edi Ramën dhe Ballukun”. Ai theksoi: “Sot është koha e protestës, të gjithë në protestë në datën 12 mars. Të gjithë tek parlamenti.”
Protesta e fundit e opozitës, e zhvilluar më 28 shkurt, u shoqërua me tensione të shumta, përdorim të mjeteve piroteknike dhe sulme ndaj ish-vilës së diktatorit Enver Hoxha, që shkaktoi reagime të forta./K.C/dritare.net