
Me ardhjen e valëve të nxehta dhe temperaturave të larta gjatë ditëve të fundit, shumë qytetarë po përballen me një problem të përhapur: pagjumësinë. Vapa e fortë nuk ndikon vetëm në rehatinë gjatë ditës, por po rëndon edhe gjumin gjatë natës, duke shkaktuar lodhje, mungesë përqendrimi dhe shqetësime të ndryshme shëndetësore.
Pse vapa shkakton pagjumësi?
Temperaturat e larta pengojnë rënien normale të temperaturës së trupit gjatë natës, një proces ky i domosdoshëm për të fjetur mirë. Kur trupi nuk arrin të ftohet siç duhet, gjumi bëhet i ndërprerë dhe i shpeshtë, dhe shumë prej nesh zgjohemi të lodhur dhe të pakënaqur.
Efektet e pagjumësisë nga vapa
Pagjumësia e shkaktuar nga vapë mund të sjellë rënie të energjisë gjatë ditës, dobësi në sistemin imunitar dhe ndjeshmëri më të lartë ndaj stresit. Për më tepër, njerëzit që vuajnë nga pagjumësia mund të përjetojnë probleme në përqendrim, humor të ndryshueshëm dhe ulje të performancës në punë apo shkollë.
Si të përmirësojmë gjumin gjatë vapës?
-Sigurohuni që dhoma të jetë e freskët dhe e ajrosur mirë, duke përdorur ventilatorë ose kondicionerë.
-Shmangni pijet me kafeinë dhe alkoolin para gjumit.
-Përdorni çarçafë të lehtë dhe të përshtatshëm për temperaturat e larta.
-Bëni një dush të ftohtë para se të shkoni në shtrat për të ulur temperaturën e trupit.
-Përpiquni të shmangni aktivitetet intensive fizike në orët e vona të ditës.
Vapa e fortë është një sfidë për shumë prej nesh, por me disa hapa të thjeshtë mund të përmirësojmë cilësinë e gjumit dhe të kalojmë më lehtë ditët e nxehta./K.C/dritare.net

















