Na ndiqni edhe në

Bota

Nuk e planifikova vrasjen e Karolinës/ Piloti grek doli sot para hetuesisë dhe pati dy kërkesa!

Nuk e planifikova vrasjen e Karolinës/ Piloti grek doli sot para

Piloti 33-vjeçar Babis Anagnostopoulos doli sot para hetuesisë për të kërkuar falje për vrasjen e gruas së tij Karolina, në sy të vajzës që ende s’kishte mbushur një vjeçe. Ai i bëri dy kërkesa hetuesit për të përmbysur provat e çështjes që ai kishte planifikuar krimin.

“Më vjen keq se shkatërrova dy familje dhe të ardhmen e fëmijës tim.”, tha ai para hetuesve. Në të njëjtën kohë, ai u përpoq të hedhë poshtë provat në dosjen e çështjes, të cilat tregojnë se ai kishte planifikuar krimin. Në veçanti, ai i paraqiti një kërkesë hetuesit që të kryejë një ekspertizë të kamerës që ndodhej brenda shtëpisë në Glyka Nera, në mënyrë që të konstatonte, sipas pretendimeve të tij, saktësisht se kur ishte hequr karta e memories. Nga hetimet doli se ai e hoqi kartën 3 orë para se të vriste gruan, por gjatë faljes ai rrëfeu se e hoqi pasi vrau Karolinën. Pastaj, siç pohoi piloti, ai e preu kartën në copa dhe e hodhi në koshin e tualetit.

Kërkesa e dytë e paraqitur para hetuesit ka të bëjë me thirrjen e dëshmitarëve nga familja dhe rrethi miqësor i çiftit, në mënyrë që këta persona të tregojnë panoramën e plotë të marrëdhënies që ai kishte me 20-vjeçaren fatkeqe. Kjo kërkesë është bërë për të mbështetur pretendimin e tij se ai kishte një marrëdhënie të mirë me viktimën. 33-vjeçari aktualisht është para prokurorit duke iu përgjigjur pyetjeve. Menjëherë pas kësaj, hetuesi dhe prokurori do të vendosin se çfarë dënimi do të marrë ai./K.C/dritare.net