Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Myslim Murrizi ironizon Albana Vokshin: Bën opozitë me Chat GPT, por hesht për koncesionet në shëndetësi

Myslim Murrizi ironizon Albana Vokshin: Bën opozitë me Chat GPT, por

Ish-deputeti Myslim Murrizi ka ironizuar ashpër deputeten e PD-së, Albana Vokshi, e cila së fundmi ka përdorur Chat GPT për të bërë denoncime ndaj qeverisë.

Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi akuzoi opozitën se prej katër vitesh nuk ka folur për disa nga koncesionet më të mëdha në sektorin e shëndetësisë, duke aluduar se kjo heshtje lidhet me interesa financiare.

“Meqe ka dale ky stili i te berit “opozitë” me CHAT GPT si nuk folet 4 vjet rresht nje fjale per kete Jani Karathanos K ÇK qe ka mare konçensionin 130 milion euro nga Rama HPS per laboratoret qe edhe godinat ja ka dhene Qeveria HLB.

Po per ate konçensionin tjeter te Ministrisë se Shendetesisë, ate te dializës qe eshte 110 milion euro si nuk patet koh ta pyesnit kete “shejtan” CHAT GPT per kureshtje te pakten çfarë do thoshte per KLOD ALLB qe ka edhe ai 4 vjet rresht qe mer para me thas e tallet me pacientet hallexhi

Se live e pashe qe prej 4 vitesh qe derdelliset ne nje komision gjoja “hetimor” per 2 konçensionet e Ministrisë se Shendetesis me vlerë 200 milionë euro nuk folet apo belbezuat asnje fjal per keto 2 te tjerat qe kane mare 240 milionë euro.

Kurtë keni kohë, ose kur të ktheheni nga pushimet i rasni një të pyetur këtij teveqel Chat GPT se mbase ju tregon edhe sa qindra mijëra euro kanë për t’ju ngrohur xhepat dhe deri kur do rrini si të dhjerë për këto dy konçensionet”, shkruan Murrizi./l.f-dritare.net