Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ja si do të jetë moti sot!

Ja si do të jetë moti sot!

Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me kthjellime e alternime vranësirash mesatare prej orëve të mesditës deri ato të pasdites vonë kryesisht në relievet kodrinore - malore të territorit.

Në relievet kodrinore - malore vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët të karakterit lokal e në relievet e larta malore në mënyrë të izoluar në formën e shtrëngatave afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 2-7 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe përgjatë vijës bregdetare hera-herës do të fitojë shpejtësi 8-10 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë./L.F-dritare.net