
Pippo Baudo, një nga figurat më të mëdha të televizionit italian, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare. Lajmin e kanë konfirmuar burime pranë familjes dhe avokati i tij i afërt, Giorgio Assumma.
I lindur më 7 qershor 1936 në Militello, Baudo fillimisht ishte drejtuar drejt studimeve juridike, por pasioni e çoi drejt botës së spektaklit. Karriera e tij nisi në fund të viteve ’50 dhe shumë shpejt u bë një nga prezantuesit më të dashur për publikun italian.
Ai ka mbajtur rekordin për drejtimin e Festivalit të Sanremos me 13 edicione, ka qenë prezantues i emisioneve historike si Domenica In dhe Fantastico, dhe mbi gjashtë dekada u bë pjesë e pandashme e ekraneve italiane. Baudo njihet edhe si zbulues i talenteve, duke promovuar artistë si Beppe Grillo, Lorella Cuccarini dhe Heather Parisi.
Jeta e tij profesionale ka pasur edhe momente të vështira, mes shkëputjesh nga Rai dhe kalimeve të shkurtra në Mediaset, por gjithmonë ai ka ditur të rikthehet me sukses. Me karakter të fortë dhe pasion të pashtershëm për televizionin, Pippo Baudo mbetet një ikonë e pashlyeshme e kulturës italiane./dritare.net

















