
Loredana tregon raportin me Gjestin, Eglin dhe disa prej ish-banorëve të BBV
Dritare.net
E ftuar në She’s On Air” në Top Channel, ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Loredana Brati ka ndarë me dëgjuesit detaje nga jeta e saj, si dhe nga eksperienca televizive që ka pasur si moderatore në emisionin “Goca dhe Gra”.
Kur u pyet nga vajzat në lidhje me raportin që ajo mban me ish-banorët e tjerë të edicionit të katërt të BBV, Loredana zbuloi se:
“Me Rizartën nuk kam shumë kontakt, me Danjën u rastisëm para pak ditësh në një vend, u takuam dhe ishte çdo në rregull. Me Amberin po ashtu. Me çunat, Indritin, Aldon kemi komunikime. Kam frikë mos harroj dikë dhe mos i ngelet qejfi. Me Eglin, jo”.
Sa i përket Gjestit ajo tha se:
“Me Gjestin kam folur është okej. Shumë komunikime të shkurtra kemi patur, por nuk ia duam të keqen njëri-tjetrit”.
Ndër të tjera shtoi se:
“Unë kam kërkuar faktikisht që të mbaja çfarë ka ndodhur në BBV mbrapa dhe të shikoja jetën time këtu jashtë”. /K.C/dritare.net

















