
Foto/ 7 modelet e flokëve që rikthehen fuqishëm këtë vjeshtë
Dritare.net
Vajza, këtë vjeshtë flokët po marrin gjithë vëmendjen! Moda gjithmonë kthehet, dhe këtë sezon janë pikërisht prerjet ikonike të dekadave të kaluara që rikthehen me një frymë të re. Nga modelet që dikur i mbante mamaja apo edhe gjyshja, deri te stilet e famshme të tapetit të kuq, tani po vijnë në një version më modern dhe më i përshtatshëm për çdo ditë.
Sekreti i trendeve të këtij viti është thjeshtësia: prerje që duken super elegante, por që nuk të marrin orë të tëra për t’i rregulluar. Me pak volum, shtresa të buta dhe një prekje natyrale, do dukesh sikur sapo ke dalë nga salloni, edhe pse në të vërtetë mjafton një furçë apo pak spraj.
Që nga “Rachel” legjendare e viteve ’90, tek bob-i elegant i viteve ’50, balluket e trasha të 2010-ës apo prerjet e shkujdesura, këtë sezon çdo stil flokësh ka një mesazh të vetëm: vetëbesim dhe shumë stil pa mundim. Zbulojini në galerinë më poshtë!

















