
Ministri Blendi Gonxhja: Mosrespektimi i sigurisë nuk është zgjedhje, por shkelje! Do ketë penalitete të rënda
Dritare.net
Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, ka bërë apel të fuqishëm për respektimin e rregullave të sigurisë dhe shëndetit në punë, duke theksuar se çdo shkelje do të përballet me sanksione të menjëhershme.
“Çdo subjekt që nuk respekton rregullat teknike dhe nuk zbatojnë ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, do të përballet me masa ligjore pa asnjë tolerancë,” tha ministri.
Sipas të dhënave të Inspektoratit Shtetëror të Punës, gjatë javës së fundit janë kryer kontrolle intensive në sektorin e ndërtimit. Nga 23 subjekte të inspektuara, janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë, dhe për pasojë është marrë masa e pezullimit të punës deri në plotësimin e plotë të kushteve ligjore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve.
Ministri Gonxhja nënvizoi: “Mosrespektimi i sigurisë nuk është zgjedhje – është shkelje!” dhe bëri thirrje për krijimin e një kulture pune të sigurt dhe të shëndetshme, ku çdo punonjës të mbrohet sipas ligjit.
"SIGURIA NË PUNË NUK ËSHTË OPSION – ËSHTË DETYRIM LIGJOR!
Çdo subjekt që nuk respekton rregullat teknike dhe nuk zbaton ligjin për Sigurinë dhe Shëndetin në Punë, do të përballet me sanksione të menjëhershme dhe çdo masë tjetër ligjore, pa asnjë tolerancë.
Inspektorati Shtetëror i Punës ka zhvilluar kontrolle intensive gjatë javës që lamë pas në sektorin e ndërtimit. Në 23 subjekte janë konstatuar shkelje të rënda të kushteve të sigurisë, dhe për pasojë është marrë masa e pezullimit të menjëhershëm të punës, deri në plotësimin e plotë të kushteve të detyrueshme ligjore për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të punonjësve.
Mosrespektimi i sigurisë nuk është zgjedhje – është shkelje!
Le të ndërtojmë së bashku një kulturë pune të sigurt dhe të shëndetshme, ku çdo punonjës të mbrohet siç e kërkon ligji!
Raporto çdo rast shkeljeje.
www.inspektoriatipunes.gov.al
[email protected]
+355 4 236 8466", shkruan Gonxhja./K.C/dritare.net

















