Na ndiqni edhe në

Bota

Foto/ Kate Middleton surprizon, nga bionde, përsëri brune klasike

Foto/ Kate Middleton surprizon, nga bionde, përsëri brune klasike

Pas zhurmës së madhe që shkaktoi debutimi i saj si bionde, Kate Middleton ka habitur sërish. Vetëm disa ditë më vonë, Princesha e Uellsit është rikthyer te pamja e saj klasike: flokët e gjatë kështenjë të errët që e kanë bërë ikonë bukurie për vite me radhë.

Foto/ Kate Middleton surprizon, nga bionde, përsëri brune klasike

43-vjeçarja u shfaq e buzëqeshur në Kupën e Botës së Rugby-t për Femra, duke i mbajtur flokët në një gjysmë bisht elegant, me reflektime të lehta ari që i jepnin një prekje delikate. Në event, Princesha e Uellsit u shfaq me një xhaketë të errët elegante, të kombinuar me një bluzë të bardhë me volane romantike, që i jepte një prekje femërore dhe klasike. Ajo kishte zgjedhur të mbante vathë të vegjël rrethorë, duke e mbajtur stilin e aksesorëve minimal dhe të rafinuar.

Foto/ Kate Middleton surprizon, nga bionde, përsëri brune klasike

Ky rikthim vjen vetëm pak ditë pasi ajo dhe Princi William pozuan krah për krah në kopshtet e rinovuara të Muzeut të Historisë Natyrore në Londër, ku flokët biondë me onde të lëshuara të Kate-s u bënë kryefjalë e mediave botërore dhe ndezën debate të shumta në rrjetet sociale.

Foto/ Kate Middleton surprizon, nga bionde, përsëri brune klasike

Ndërsa disa fansa e kritikuan transformimin, të tjerë e panë si një hap guximtar. Madje edhe parukieri i njohur Neville Tucker, i cili ka punuar me Mbretëreshën Elizabeth II, e quajti pamjen e re të Kate “dramaturgjike” dhe të destinuar të krijojë trend.

Por duket se Princesha ka zgjedhur të mos largohet shumë nga identiteti i saj i bukurisë: brunja klasike, por me një shkëlqim modern.

Foto/ Kate Middleton surprizon, nga bionde, përsëri brune klasike

Ky ndryshim stili vjen në një moment të rëndësishëm për familjen mbretërore: Kate dhe William pritet të zhvendosen këtë vit në Forest Lodge, Windsor Great Park, duke lënë pas Adelaide Cottage dhe vitet e vështira që kanë kaluar. Pas betejës së saj me kancerin, të cilin ajo e konfirmoi se e ka kaluar me sukses, Kate duket më e vendosur se kurrë të hapë një kapitull të ri, me forcë, stil dhe, padyshim, flokë që gjithmonë bëhen lajm./dritare.net