
Sigma: Siguria që i duhet çdo SME për të ndërtuar të ardhmen
Dritare.net
Në realitetin e sotëm ekonomik, ku çdo ditë paraqet sfida të reja për sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, stabiliteti është kapitali më i çmuar. Për këtë arsye, Sigma Vienna Insurance Group ka krijuar një paketë të dedikuar sigurimesh për SME – një zgjidhje inteligjente që mbron investimin, njerëzit dhe të ardhmen e biznesit.
Siguri gjithëpërfshirëse me prim modest
Me një prim të favorshëm dhe të përballueshëm, çdo SME ka mundësinë të sigurojë:
• Ambjentin ku ushtron aktivitetin dhe investimet e kryera në të.
• Personin që drejton biznesin, duke e mbrojtur nga pasojat e aksidenteve.
• Automjetet e biznesit përmes sigurimit KASKO dhe TPL me tarifa preferenciale.
Avantazhet që bëjnë diferencën
Paketa e sigurimit për SME nga Sigma ofron më shumë sesa mbulim financiar:
• Kursim kohe dhe thjeshtësi – një kontratë e vetme për disa mbulime.
• Likuidim i shpejtë dhe korrekt i dëmeve, për të garantuar që aktiviteti nuk ndalet.
• Përshtatshmëri sipas sektorit – paketa adaptohet për çdo tip biznesi: dyqane rrobash apo pajisjesh, furra buke, bare e restorante, klinika, farmaci, punishte artizanale, zyra shërbimesh, sallone estetike apo qendra trajnimi. Ky fleksibilitet e bën produktin të vlefshëm për një gamë të gjerë SME-sh.
• Mbështetje për punonjësit – ofrohet mundësia që policat të paguhen nga punëdhënësi ose nga vetë punonjësit, gjithmonë me prime shumë më të favorshme se sigurimet individuale. Sigma ofron paketa sigurimi speciale për stafin, të cilat përfshijnë përfitime personale dhe familjare, duke shtuar vlerë reale në marrëdhënien punëdhënës–punonjës.
• Siguri për të ardhmen, duke i dhënë sipërmarrësit besimin të marrë vendime të guximshme investimi.
Më shumë se sigurim – partneritet për zhvillim
Sigma e sheh sigurimin për SME jo thjesht si mbrojtje, por si një katalizator për rritje. Një biznes i siguruar ka më shumë hapësirë të fokusohet tek zhvillimi, inovacioni dhe konkurrenca, sepse di që në momentet e vështira ka një partner të besueshëm pranë.
Në një treg dinamik, ku çdo ditë sjell të papritura, Sigma qëndron si garanci që një SME mund të vazhdojë rrugëtimin e saj me qetësi dhe siguri. Sepse suksesi nuk ndërtohet vetëm mbi ide të mira, por edhe mbi themele të forta sigurie./dritare.net

















