Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj nga zjarri

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Nga Mero Baze


Një rrap i vjetër shekullor, vetëm 10 metra larg Xhamisë së vjetër në Xhermahall dhe një teqeje të vogël bektashiane ngjitur me të, është përzhitur i tëri në trung, por duket se flaka nuk e ka mundur dot. Eriselda, një zonjë e cila kujdeset vullnetarisht për Teqenë e Baba Remziut, beson se ai e ka ndalur flakën të përfshijë objektet e fundit historike në zonën ku shekuj më parë ishte zanafilla e Delvinës.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Kompleksi i Xhamisë, Medresës dhe Teqes e ka zanafillën në vitin 1682, kur u ndërtua fillimisht xhamia, e cila është objekt i trashëgimisë kulturore të kategorisë së parë. Ngjitur me të, në anën poshtë, ishte medresa dhe sipër saj një palë shkallë të fusin në teqenë e vogël të Baba Remziut, i cili nuk ka lënë pasardhës në teqe. Një dervish që shërbeu bashkë me të, e helmoi kur e pa që nuk do t’ia linte atij trashëgiminë e teqes.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Ngjitur me kompleksin është kroi i Llutroit, ndërtuar me dy harqe guri që shërbejnë si mbulesë për kroin dhe një kompleks kanalizimesh nëntokësore që furnizon një hamam dhe kompleksin e xhamisë aty pranë.

Zjarri u është afruar në mënyrë të frikshme dhjetë metra dhe është ndalur para tyre.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj
Më tej, Xhermahalla duket e tronditur rëndë nga zjarri. Në pjesën rreth kalasë së vjetër, së paku dy shtëpi janë shkrumbuar, ndërsa në anën lindore të lagjes, andej nga erdhi edhe zjarri, dëmet janë më të mëdha në pemëtari dhe në disa objekte banimi.
Qyteti i sotëm i Delvinës shtrihet përballë kësaj lagjeje dhe duket se është nën kontrollin e saj.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Kjo lagje e Delvinës ka pasur dikur shtëpi të mëdha karakteristike me arkitekturë osmane, të cilat edhe pa rënë zjarri janë zhdukur një nga një.

Në drejtim të Lindjes është një tjetër lagje vezulluese e Delvinës që vendasit e quajnë “Llaka”. Është e banuar kryesisht nga banorë ortodoksë të pakicës greke dhe ortodoksë shqiptarë. Shtëpitë e tyre kanë krijuar dikur një kompleks banimi të ngjashëm me një lagje të Gjirokastrës, me shtëpi guri të mëdha dhe arkitekturë tipike të Epirit.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Lagjen e ka rrethuar zjarri nga të gjitha anët dhe ka mundur të djegë disa prej shtëpive të braktisura të saj dhe disa të banuara.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Kryetari i Bashkisë së Delvinës, Besmir Veliu, i cili ende duket se nuk e ka mbledhur veten nga beteja me zjarret, ka disa statistika të dhimbshme. Ai thotë se janë djegur 18 banesa të braktisura, 11 banesa të banuara, 2 kisha ortodokse, 88 krerë bagëti të imta, 8 lopë, 3 kuaj dhe 700 koshere bletësh.
Por dëmet më të rënda janë bërë në pemëtari dhe vreshta.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Gëzimi, një banor i Delvinës që e ka mbështetur jetesën e tij tek 300 rrënjë ullinj, tani nuk ka më asnjë. Dhe asnjë plan se si mund ta rikuperojë dëmin. Edhe sikur sot t’i mbjellë të gjithë ullinjtë nga e para, i duhen së paku deri në 8 vite që të fillojnë prodhimin.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Gjithsej janë djegur rreth 90 mijë rrënjë ulliri, një dëm kolosal dhe i pariparueshëm për ekonominë, si dhe 6 mijë pemë frutore. Të gjitha këto kanë qenë ekonomi private dhe bazë e jetesës së tyre.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Kurora e Delvinës, e cila ka qenë e famshme për vreshtat me rrush dhe ullinj, nuk ekziston më. Dy fshatra të populluar nga pakica greke, Kakodhiqi dhe Lefterori, janë dëmtuar rëndë. Kakodhiqi, thuajse në çdo shtëpi. Zjarri u është afruar në mënyrë të rrezikshme puseve të naftës dhe gazit, por ato kanë shpëtuar.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Në pjesën veriore të qytetit, zjarri ka shkrumbuar ish-divizionin e ushtrisë dhe ka mbërritur tek kangjellat e stadiumit dhe pallatet e para rrotull tij.
Qyteti ngjan ende i traumatizuar nga ajo që ndodhi dhe befasia me të cilën u rrethuan nga flakët.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Vite më parë qyteti rrethohej nga breza antizjarr në pjesën veriore, lindore dhe perëndimore të tij. Ato ishin garanci që zjarri nuk mund të kalonte kufirin drejt qytetit. Për 35 vite ato breza janë zhdukur, janë zaptuar, janë mbjellur, dhe me keq akoma janë lënë në mëshirë të fatit, duke u harlisur bimësia. Shtëpitë e braktisura në periferi, me gardhe të ngarkuara me dru të thata, janë kthyer në përcjellës të flakëve me shpejtësi drejt dy lagjeve historike të qytetit.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Fatkeqësia është një moment për të reflektuar rreth menaxhimit të qytetit, sigurisë së tij, ndërtimit të pikave hidrike kundër zjarrit në lagjet periferike, si dhe zhdukjes së gardheve të papastruara që rrethojnë shumicën e shtëpive të vjetra në atë zonë.

Fotoreportazh/ Një kujtesë për Delvinën që nuk u dogj

Pamjet janë të rënda, por qyteti ka shpëtuar. Dëmet më të mëdha janë ekonomike dhe nevoja për rikuperimin e tyre urgjent është e vetmja mënyrë që zjarri të mos djegë edhe shpresën e atyre njerëzve që kanë mbetur aty për të vazhduar të jetojnë në “Trojën” e tyre.

Ajo që nuk e bënë dot flakët e zjarrit, tani mund ta bëjë indiferenca dhe harresa e asaj që ndodhi, e cila mund ta shkretojë qytetin./tema.net