Na ndiqni edhe në

Bota

Trump: Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës është marrëveshja e paqes, jo armëpushimi

Trump: Mënyra më e mirë për t’i dhënë fund

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pas takimit me Presidentin rus Vladimir Putin në Alaskë, tha se rruga më e mirë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë është një marrëveshje e plotë paqeje, e jo një marrëveshje armëpushimi, të cilën ai e quajti të pasigurt dhe të përkohshme.

Në një postim në Truth Social, Trump shkroi:
“U vendos nga të gjithë se mënyra më e mirë për t’i dhënë fund luftës së tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës është të shkohet direkt drejt një Marrëveshjeje Pokoje, e cila do ta përfundonte luftën, dhe jo një marrëveshjeje armëpushimi, të cilat shpesh nuk mbahen gjatë.”

Ai konfirmoi gjithashtu se të hënën pasdite do të takohet në Zyrën Ovale me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky. Nëse ky takim shkon sipas planit, Trump la të hapur mundësinë për një takim të dytë me presidentin Putin.

Trump e përshkroi ditën e bisedimeve në Alaskë si “të shkëlqyer dhe shumë të suksesshme” dhe konfirmoi gjithashtu se pati një bisedë telefonike të natës vonë me Zelenskyn dhe disa liderë evropianë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte./K.C/dritare.net