Na ndiqni edhe në

Bota

Piloti flet nga paraburgimi: Jam penduar, do të të dua gjithmonë Caroline!

Piloti flet nga paraburgimi: Jam penduar, do të të dua gjithmonë

Piloti 32-vjeçar Babis Anagnostopoulos shprehet i penduar për vrasjen e gruas Caroline. Duke folur për televizionin grek ANT1, nga qendra e paraburgimit, autori deklaroi:

"Do të doja të kthehesha në kohë dhe të ndryshoja gjithçka. Do të doja të mos e kisha shkatërruar jetën tonë, të Caroline-s, të voglës sime dhe timen.”

Pyetjes së çfarë mendon se do të ndodhë kur vajza e tij, pasi të rritet të zbulojë se çfarë ndodhi, ai iu përgjigj:

“Nuk kam asgjë për të thënë.”

Në fund ai tregoi se përse e përqafoi nënën e Caroline-s gjatë funeralit në Alonissos.

"Bëra sepse u pendova. Ndjeva dhimbjen e saj. Unë gjithmonë e kam dashur vjehrrën time dhe do ta dua gjithmonë Caroline-n.”, tha ai./K.C/dritare.net