Na ndiqni edhe në

Bota

Dëshmia tronditëse e pilotit grek që vrau gruan: E bëra që vajza të mos humbte babanë. Mendova ta zhduk trupin e Caroline!

Dëshmia tronditëse e pilotit grek që vrau gruan: E bëra

Piloti Babis Anagnostopulos pranoi vrasjen e gruas së tij Caroline një ditë më parë. Piloti do të qëndrojë në paraburgim dhe do të dalë sërish para prokurorit ku do të japë shpjegime për krimet e tij. Ndërkohë sot është zbardhur dëshmia e plotë e pilotit para hetuesisë.

32-vjeçari u shpreh i tronditur dhe kërkoi falje për krimin që bëri. I pandehuri tha se gruaja dhe nëna e vajzës së tij ishte bërë agresive. Në fakt, ai kërkoi falje për veprën e tij, të cilën e cilësoi si të pajustifikuar, ndërsa në një pjesë tjetër të fjalës ai deklaroi se kishte menduar edhe të zhdukte trupin e vajzës fatkeqe, shkruan Protothema.

"Një ndjesë e madhe për njerëzit që lëndova. E di që ka shumë pak vlerë për ata. Ajo që bëra nuk ka justifikim. Sjellja e saj ndryshoi me lindjen e fëmijës. Ajo u bë agresive.”, tha piloti, informon dritare.net
Po ashtu ai pretendon se natën e vrasjes Caroline i tha atij: "Jo, mos e sill të voglën, unë nuk të dua ty!”

Pastaj ai tregon momentet e fundit me Caroline dhe çastin kur e mbyti me jastëk: "Ajo po dridhej teksa po përpiqej të largonte krahët e mi. Unë i thashë asaj që e vogla duhet të ngjitet lart dhe të flejë. Caroline vazhdoi të dridhej, unë e shtrëngova gjithnjë e më fort sepse doja ta bëja të më dëgjonte. Po dridhej. Fytyra e saj ishte nën jastëk. Vazhdova ta mbaja fort në krahë derisa kuptova që Caroline kishte ndaluar së lëvizuri. E humba. U përpoqa ta zgjoja. Më kot. Çfarë do të ndodhte me fëmijën tim? Mendova ta zhdukja kufomën e saj. Për ta bërë atë të besueshme, unë duhej ta vrisja qenin. Askush nuk do të mendonte se unë mund ta lëndoja qenin. Unë dua që të gjithë të kuptojnë se atë që bëra më pas e bëra që Lydia të mos humbte dhe babanë e saj.”, tha ai./K.C/dritare.net