Na ndiqni edhe në

Bota

Ekspertiza mjekësore për vrasjen e pilotit: Vajza 20-vjeçare është mbytur në gjumë!

Ekspertiza mjekësore për vrasjen e pilotit: Vajza 20-vjeçare

Piloti i cili mbyti bashkëshorten e tij, Caroline pranë foshnjës së tyre e më pas krijoi një skenar të “çmendur” për të kamufluar krimin e tij makabër po gënjen sërish policinë!

Skenari i tij i parë “ra”, por ai nuk po tregon sërish të vërtetën dhe po ngre një tjetër ‘histori” për t’i lehtësuar vetes krimin që kreu atë ditë të zezë për familjen e tij të re dhe të vogël, prindërit e tij dhe prindërit e Carolines. Në ato 5 minuta që mbajti jastëkun shtrënguar në fytyrën e Carolines, Babis, shkatërroi 3 familje dhe la një vajzë të vogël pa nënën e saj.

Në dëshminë e tij për policinë, 32-vjeçari tha se vrau gruan e tij pas një zënke të fort mes tyre dhe në gjaknxehtësi, ai theksoi se e zgjoi Carolinen dhe ata debatuan për vajzën.

Por sipas ekspertizës mjekësore është vërtetuar se nëna e re 20-vjeçare është vrarë teksa ishte në gjumë.

Ora biometrike në kyçin e Carolines u bë sërish “rruga” e përgjigjeve për ndriçimin e rrugës drejt së vërtetës.

Në orën 03:58- rrahjet e zemrës së 20-vjeçares ishin të një personi në gjumë.

Në orën 04:05- u regjistruan rrahje të shpeshta dhe të forta të zemrës së Carolines derisa në orën 04:11 ajo nuk rrahu më kurrë. Caroline vdiq në gjumë.

Kjo shpjegon edhe dëshmitë e komshinjve të çiftit, të cilë janë shprehur se atë natë nuk dëgjuan zënka apo të bërtitura./M.T-dritare.net