
Çfarë parashikojnë yjet për ju! Horoskopi i datës 23 gusht nga Branko!
Dritare.net
Dashi
Falë qëndrimit tuaj të hapur dhe fleksibël, do të arrini rezultate shumë të mira, sidomos në marrëdhënie shoqërore apo profesionale. Keni një energji shtesë këtë fundjavë – shfrytëzojeni për të çuar përpara projektet që keni në zemër.
Demi
Kohët e fundit keni pasur shumë mundësi për rritje personale. Po afrohen edhe përgjigje të rëndësishme që i keni pritur prej kohësh, veçanërisht në aspektin financiar ose të punës. Ju presin 48 orë të mbushura me energji pozitive.
Binjakët
Do të keni shumë raste për të forcuar marrëdhënie me njerëz të rëndësishëm ose për të krijuar miqësi të reja stimuluese. Do të gjeni kohë edhe për çështje që i keni lënë pas dore. Mund të rifilloni një bisedë të ndërprerë prej muajsh me një person të veçantë.
Gaforrja
Ky fundjavë duhet t’i kushtohet relaksit dhe pushimit të plotë. Vini nga një periudhë e lodhshme, ndoshta nga një udhëtim i gjatë apo nga presioni në punë. Ndiqni zërin e zemrës nëse duhet të merrni një vendim të shpejtë.
Luani
Në këtë periudhë nuk ju mungojnë rastet për të vënë në pah cilësitë tuaja dhe talentet që keni. Jeni një pikë reference për njerëzit që ju duan dhe dini të menaxhoni përgjegjësitë me forcë dhe vendosmëri, si një lider i vërtetë.
Virgjëresha
Shfrytëzojeni këtë fundjavë për të planifikuar mirë projektet dhe synimet që doni të realizoni në vjeshtë. Kujdesuni për trupin tuaj, sepse kjo do t’ju ndihmojë të forconi edhe mendjen dhe të rifitoni energjinë. Pas shumë presioni kohët e fundit, ka ardhur momenti të çlironi tensionet negative.
Peshorja
Ditët në vijim do t’ju sjellin situata të reja interesante në fushën e marrëdhënieve personale. Do të keni mundësi të afroheni më shumë me një person që ju intereson ose të forconi një lidhje tashmë ekzistuese. Në punë, është moment i mirë për të bërë hapa të matur dhe të menduar mirë.
Akrepi
Energjia juaj është në rritje dhe kjo ju bën më karizmatikë dhe të vendosur. Në aspektin sentimental mund të ketë afrime të reja, ndërsa në punë pritet një konfirmim i rëndësishëm. Kujdesuni për trupin tuaj dhe mos e teproni me lodhjen.
Shigjetari
Ky fundjavë ju gjen plot dëshirë për aventura dhe ndryshime. Do të keni mundësi të lëvizni, të takoni njerëz të rinj dhe të zgjeroni horizontet tuaja. Megjithatë, mos harroni të përfundoni disa detyra të vogla që i keni lënë pezull.
Bricjapi
Do të jeni të fokusuar tek aspektet praktike të jetës suaj. Mund të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen ose të planifikoni lëvizje që lidhen me punën dhe financat. Në dashuri, mund të ketë pak tension, ndaj përpiquni të tregoni më shumë fleksibilitet.
Ujori
Kreativiteti juaj është në maksimum dhe kjo mund t’ju ndihmojë shumë si në marrëdhënie ashtu edhe në punë. Është një moment i mirë për të folur hapur, për të bërë propozime dhe për të kërkuar atë që dëshironi. Kujdesuni edhe për pushimin, pasi kohët e fundit keni qenë shumë aktivë.
Peshqit
Ky fundjavë do të sjellë emocione të forta dhe ndjeshmëri të lartë. Do të ndiheni më të afërt me të dashurit tuaj dhe mund të merrni mbështetje nga dikush që nuk e prisnit. Në punë, mos kini frikë të shprehni idetë tuaja – do të gjeni dëgjues të vëmendshëm./dritare.net

















