
Vrau gruan e tij/ Ja si 32-vjeçari i implikoi shqiptarët në krim!
Dritare.net
Charalambos Anagnostopoulos ka pranuar vrasjen bashkëshortes së tij, 20-vjeçares britanike Caroline. Pas vrasjes 32-vjeçari ashtu si nëpër filma ka krijuar një skenar grabitjeje për të fshehur krimin makabër.
32-vjeçari në dëshmitë e tij ka theksuar se grabitësit ishin tre dhe se flisnin shumë mirë greqisht, ndërsa njëri prej tyre, sipas tij, në një moment ka folur në një tjetër gjuhë.
Policia pasi e ka vendosur pilotin në një lloj ekzaminimi akustik të gjuhëve të ndryshme, ku ka dëgjuar fjalë të ndryshme në gjuhën shqipe dhe gjeorgjiane dhe në dialektet rome. Nga ekzaminimi, 32-vjeçari tha se ato që kishte dëgjuar përputheshin me gjuhën shqipe duke përfshirë kështu në ngjarjen e rëndë edhe shqiptarët. Autoritetet greke pas shumë listave me emra dhe kërkesave kundrejt ambasadës shqiptare në Athinë, nuk kanë mundur të dalin në skenare konkrete, pasi në fakt e gjitha ka qenë skemë e 32-vjeçarit për të devijuar hetimet dhe për të hequr dyshimet kundrejt vetes. Sot gjithçka ka marrë fund, pasi piloti ka pranuar krimin. /dritare.net

















