Na ndiqni edhe në

Bota

Vrau gruan e tij/ Ja cilat janë 10 detajet që e tradhëtuan pilotin 32-vjeçar!

Vrau gruan e tij/ Ja cilat janë 10 detajet që e tradhëtuan

Shefi i policisë së Atikas, George Kalliakmanis ka bërë të ditur 10 arsyet dhe gabimet që kanë tradhtuar bashkëshortin e 20-vjeçares britanike, që krimi të zbulohej.

10 gabimet e pilotit

1. Dritarja përmes së cilës dyshohet se hynë grabitësit ishte thyer nga brenda.

2. Kartat e memories së kamerave u hoqën nga grabitësit e dyshuar sipas dëshmisë së autorit. Nga e dinin grabitësit që kamerat kishin kartë memorie?

3. Mënyra se si ishte i lidhur tregoi se ai lehtë mund të telefononte policinë.

4. Ftohtësia që kishte pasi policia e zgjidhi. Ai i pyeti ata nëse gruaja e tij kishte vdekur.

5. Shiriti ishte i ngushtë rreth qafës, por jo rreth fytyrës.

6. Përshkrimi i hollësishëm i armëve të grabitësve të dyshuar.

7. Të fikët e supozuar, në mënyrë që ai të shpëtonte nga përgjigjet që do ta bënin të binte në kontradikta.

8. Ai harroi që ora e Caroline-s regjistron pulsin dhe kohën.

9. Telefoni i tij celular regjistroi lëvizjet e tij.

10. Kishte kontradikta në deklaratat e tij në polici./dritare.net