
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Bashkëshorti i saj, i dyshuari kryesor!
Dritare.net
Janë zbuluar detaje të reja tronditëse për vrasjen e 20-vjeçares britanike një muaj më parë në Greqi. Policia greke ka marrë për të dëshmuar bashkëshortin e Caroline-s, tashmë si i dyshuar kryesor për vdekjen e saj. Janë disa arsye pse autoritetet e policisë dyshojnë te piloti 32-vjeçar.
1. Një orë biometrike të cilën e kishte në dorë 20-vjeçarja momentet e fundit ka treguar ekzaktsisht orën fikse në të cilën zemra e saj kishte rrahjen e fundit.Oraret nuk përputhen. Pas hetimeve rezultoi se ka një mospërputhje mes orarit në të cilin bashkëshorti i Carolines, Charalambos dëshmoi se ndodhi ngjarja dhe orarit ekzakt që zemra e saj ka patur rrahjen e fundit.
2. Në të njëjtën kohë në e dy të rinjve, kamera e sigurisë ka regjistruar momentet e fundit të asaj nate tragjike, para se karta e memories të zhdukej. Në pamjet në të cilat ka në duart e saj policia, duket Charalambos i shtrirë dhe në krahët e tij e vogla e tyre. Karta e kamerave është hequr, por sërish ka mospërputhje oraresh. Kështu, policia ka si të dyshuarin kryesor pikërisht bashkëshortin e saj.
Sipas të dhënave nga përgjimet e telefonave, çifti kishte patur një zënkë para se të ndodhte ngjarja tragjike, çka e hedh poshtë alibinë e 32-vjeçarit, duke shtuar dyshimet se ai është vrasësi i vërtetë. Nga ana tjetër, edhe mediat greke kanë shkruar duke pretenduar se vrasësi i 20-vjeçares është bashkëshorti i saj./dritare.net

















