
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Pse policia dyshon se bashkëshorti i saj është i lidhur me grabitësit!
Dritare.net
Me më shumë mister është mbuluar vrasja e britanikes Caroline në shtëpinë e Glyka Nera në Greqi gjatë një grabitjeje. Megjithatë hetimet e policisë greke për vrasjen e 20-vjeçares në sy të burrit dhe foshnjës së saj përfundojnë diku. Por skenarët e fundit kanë shqetësuar më shumë burrin e vajzës fatkeqe. Mediat greke ngrenë dyshime mbi lëvizjet e dyshimta të autorëve, që sipas tyre mund të jenë dhënë vetëm nga një i njohur i familjes.
Carolina kishte siguruar jetën e saj për 1.000.000 euro dhe kjo ka qenë një nga faktorët që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i saj, tha Stavros Balaskas për ANT1. Kjo edhe për faktin se ai u shfaq i bezdisur nga skenarët që qarkulluan në lidhje me atë që e kreu krimin. Policia ka në duart e saj një skicë me fytyrën e grabitësit që vrau 20-vjeçaren Caroline. Pra ka elementë të hetimit që mund të çojnë në zbulimin e identitetit të autorit të krimit.
Policia po përpiqet të bëjë një krahasim të grabitjes së përgjakshme me 10 raste të tjera të ngjashme që kanë ndodhur muajt e fundit në Atikë. Deri tani nuk ka dalë ndonjë provë e rëndësishme për përfshirjen e rreth 20 kriminelëve të arrestuar për vjedhje. Në të njëjtën kohë, as rrjeti i informacionit i zhvilluar nga EL.AS. nuk ka çuar në përfundime të sigurta, duke zgjatur misterin e identitetit të autorëve.
Pothuajse nga të gjitha grabitjet që ndodhin çdo vit në Atikë, ka dëshmi viktimash, material video nga kamerat e sigurisë, si rezultat i të cilave zakonisht krijohet një pamje e qartë e lëvizjeve të autorëve. Por në këtë rast nuk ka asnjë pamje filmike, gjë që ngre dyshime./K.C/dritare.net

















