
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi/ Zbardhet ekspertiza: Grabitësit e mbytën me duar!
E Mërkurë 12 Maj 2021, 13:01
Dritare.net
Ekspertët kriminalistikë kanë zbuluar detaje të reja nga vrasja e 20-vjeçares një ditë më parë në Glyka Nera pranë Athinës. Sipas konstatimeve, e reja është mbytur me duar nga grabitësit teksa e kërcënonin që të tregonte se ku i kishte fshehur paratë. Karolina u vra në prani të vajzës 11-muajshe, e cila u gjet më pas sipër trupit të nënës duke qarë pasi kishin ikur grabitësit./dritare.net

















