
Flet nëna e 20-vjeçares së vrarë nga bashkëshorti: Ja çfarë më tha Caroline në telefonatën e fundit!
Dritare.net
Mediat greke vazhdojnë të shkruajnë për ngjarjen e rëndë të vrasjes së 20-vjeçares britanike Caroline në Greqi nga burri i saj pilot, Babis Anagnostopoulos. Nëna e 20-vjeçares në fjalën e saj ka thënë se dhëndri ishte personi i fundit te i cili mund të dyshonte.
"Unë jam nëna e Caroline që u vra disa ditë më parë në shtëpinë në Glyka Nera. Ende nuk mund ta besoj atë që ka ndodhur. Caroline ishte një fëmijë shumë e mirë, një studente e shkëlqyer dhe merrte pjesë në të gjitha aktivitetet. Unë dhe Babis u takuam në Alonissos, kur ai ishte rreth 16 vjeç. Ata ishin takuar në një shoqëri të përbashkët. Ne e dinim për marrëdhënien e tyre, dhe ndonëse Caroline ishte pak e re, pamë që ata ishin të dashuruar dhe ne i mbështetëm fëmijët. 11 muaj më parë ajo lindi një vajzë, Lydia-n. Që atëherë e shihja çdo ditë shumë të lumtur dhe ajo më tha se po kalon shumë mirë. Ajo kurrë nuk u ankua tek unë se ishte e lodhur ose se kishte probleme. Ne flisnim çdo ditë me video dhe unë mund të shihja se ata ishin vërtet mirë. Për herë të fundit biseduam në telefon të hënën në mbrëmje. Ajo nuk dukej se ishte e shqetësuar. Ne thamë"natën e mirë" dhe e mbyllëm telefonin. Të nesërmen në mëngjes isha në shtëpinë time në Alonissos, kur disa nga miqtë e mi erdhën dhe më treguan për ngjarjen e rëndë. Unë gjithashtu bëra disa telefonata dhe u sigurova për fatkeqësinë. Unë nuk e di se çfarë ka ndodhur brenda shtëpisë dhe as nuk dua të di pse dhemb kaq shumë. Falë zotit Lydia është mirë”./dritare.net

















