Na ndiqni edhe në

Bota

"Po mendoj ta lë. Nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babis"/ Ja çfarë shkruante Caroline në ditarin e saj!

"Po mendoj ta lë. Nuk e di nëse mund të vazhdoj me

Nga Protothema.gr

“Unë e dua aq shumë sa nuk mund ta lë dhe le të më lëndojë kjo marrëdhënie." Kështu shkroi Caroline në ditarin e saj në lidhje me martesën e saj me Babis.

“Sot e vogla ime mbushi një muaj dhe unë i thashë se dua të largohem nga shtëpia.", shkroi vajza fatkeqe duke zbuluar marrëdhënien e tensionuar me pilotin.

"Po mendoj ta lë. Nuk e di nëse mund të vazhdoj me

Një marrëdhënie e trazuar me burrin dhe pa dyshim vrasësin e saj me shumë tensione dhe konflikte u përshkrua në ditarin e koduar nga Caroline e pafat, e cila duket se ka menduar të largohet nga piloti që nga dhjetori i 2019-ës, informon dritare.net


Sipas shënimeve në ditarin e saj personal, i cili tani është pjesë e dosjes së çështjes, vajza 21-vjeçare kishte sulmuar burrin e saj 32-vjeçar. "Unë e godita dhe theva derën.", shkroi vajza fatkeqe, ndërsa në një pikë tjetër në ditarin e saj thotë: "Unë jam mirë, jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndoja kurrë fëmijën tim.”, vuri në dukje Caroline duke përshkruar një marrëdhënie shumë konfrontuese me partnerin e saj. Sigurisht, këto përshkrime nuk mund të justifikojnë krimin e rëndë.

Vajza e re dhe nëna e një vajzë e cila tani është një vit shkroi më 15 nëntor 2019:

"Unë jam 18 vjeçe dhe dua të tentoj të bëj një fëmijë! Unë nuk i kam thënë ende Babis. Për shkak se sot u grindëm dhe që ta lëndoja i thashë se mendoja që nuk ka rëndësi që e kemi humbur foshnjën tonë sepse nuk doja ta shihja më familjen e tij. U pendova që në momentin që e thashë. Kur dal nga vetja nuk më intereson se sa do ta lëndoj. Në thelb dua ta lëndoj sa më shumë që mundem. Mendoj se është sepse ndihem kaq e lënduar në veten time, shumë herë e nxjerr gjithë zemërimin dhe trishtimin tek Babis. Ai nuk e meriton të trajtohet kështu, por ndonjëherë nuk e kupton se çfarë kam nevojë dhe se gjithçka që më duhet është që ai të jetë pranë meje.”

"Po mendoj ta lë. Nuk e di nëse mund të vazhdoj me

Në një shënim tjetër, viktima shprehet:

"Dje ne u zumë keq me Babis sepse hormonet e mia shpërthyen. Unë e thirra atë, e godita dhe i thashë se nuk e dua fëmijën tonë. Ne nuk folëm fare për këtë dje dhe sot u zgjuam mirë, hëngrëm, kaluam mirë, por pasdite ai më pyeti për dje. Unë nuk jam mirë, jam shumë e mërzitur, padyshim që nuk do ta lëndoj kurrë fëmijën tim. Dashuria ime për të është më shumë se gjithçka tjetër në botë. Unë jam shumë e ndikuar nga hormonet e mia dhe Babis ai duhet të dijë. Kam turp t’ia them. E di që ai do të më mbështesë, por nuk mund t'ia them. Unë nuk jam mirë, por po përpiqem për beben time. Unë nuk dua që ajo të ndiejë se nëna e saj nuk e do atë. Problemet e mia hormonale janë të miat.”

Më 30 dhjetor 2019, Caroline përshkruan përsëri një skenë tensioni dhe konflikti me 32-vjeçarin:

“Sot u përlesha me Babis. Pak pasi hëngrëm mëngjesin. E godita atë dhe ai shkoi në zyrë. Gjithë ditën ai më pyeti se çfarë dëshiroja të haja. Unë nuk hëngra asgjë. Unë ndenja shtrirë në shtrat dhe nuk mund të flija, kalova një tension të tmerrshëm. Dola vetëm në ballkon me bluzën time dhe qava, nuk jam mirë.”

Në një shënim tjetër të datës 31.12.19 ajo shkruan:

"U zura përsëri me Babin. Këtë herë shumë. Unë e godita, e mallkova dhe theva derën. Po mendoj të largohem. Të shkoj te motra ime, nuk e di nëse mund të vazhdoj me Babis. Unë e dua atë aq shumë sa nuk mund ta lë dhe le të më dëmtojë kjo marrëdhënie mua.”

Më 3 korrik 2020-ës, kur Lydia e vogël ishte një muajshe, vajza 20-vjeçare tha:

"Sot vogëlushja ime mbushi një muaj dhe sot është dita kur i thashë Babit se dua të largohem nga shtëpia. U ndjeva e mjeruar. Ai u largua nga shtëpia dhe çoi vajzën për ekzaminim. Kur kthye nga spitali ai më pyeti nëse doja të ndahesha. Unë nuk iu përgjigja. Pas disa të qarash dhe ulërimash i thashë se po mendoja ta lija para se të mbetesha shtatzënë, por pastaj mbeta shtatzënë, kështu që qëndrova me atë që vajza ime të mos rritet pa dy prindërit e saj.”, thuhej ndër të tjera në ditarin e Caroline-s.

Shënimet janë përfshirë në dokumentin që përmbahet në dosjen e çështjes me 26 faqe. Sipas dokumentit, piloti 29-vjeçar i tha policisë se kishte tensione midis tyre dhe se Caroline gati sa nuk e goditi foshnjën. Ai thotë se u përpoq ta qetësonte Caroline, ajo po i ndiqte dhe kur ai e la fëmijën pranë saj, vajza me të dyja duart e hodhi atë në krevatin pranë saj. I akuzuari pretendoi se 20-vjeçarja i tha atij se ai nuk e donte foshnjën pranë saj.

Në orën 6:15 të datës 11.5.21 piloti kontaktoi qendrën e thirrjeve emergjente dhe kërkoi ndihmë. Audioja e telefonatës tregoi se ai nuk mund të fliste qartë, megjithatë ai arriti të tregonte adresën ku ishte. Policia shkoi në shtëpinë e çiftit në Glyka Nera dhe hyri përmes dritares në pjesën e pasme të bodrumit. Nga kërkimet policia gjeti Caroline-n të vdekur në katin e dytë. Ishte një leckë e mbështjellë rreth qafës së viktimës, duart e saj ishin të lidhura dhe foshnja ishte mbështetur me shpinë. Në katin e papafingos, ngjitur me shtratin ishte piloti, duart dhe këmbët i kishte të lidhura me spango. Kishte një shirit kaf të mbështjellë rreth gojës. Policia gjeti një qen të varur me zinxhir në parmak (midis katit përdhese dhe katit të parë). Piloti i tha policisë se tre burra hynë për t'i grabitur, etj./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net