
Polici që largoi vajzën e Caroline nga skena e krimit prek me fjalët: Lidia, bebja ime, sot mbeti sërish jetime!
Dritare.net
Tre javë më parë të gjithë u tronditën nga momenti kur oficeri i policisë nxori nga shtëpia Lidian e vogël, natën kur i ati i vrau të ëmën në Greqi. Pas zgjidhjes së çështjes dhe rrëfimit të burrit të Caroline-s, Bobby Anagnostopulos, oficeri Chris Vardikos shkroi një postim në Instagram, një epilog për krimin që i shokoi të gjithë.
“Një epilog që askush prej nesh nuk donte të besonte se mund të kishte ndodhur. E megjithatë kjo është e zeza absolute. Me rrëfimin e tij, e zeza absolute vërshoi në shpirtin tim. Lidia "ime", "bebja ime", sot është jetime nga prindërit e saj. Mendimet dhe lutjet e mia janë me të, ashtu si lutjet e të gjithë Greqisë.”, shkruan oficeri, informon dritare.net
Polici 40-vjeçar, gjithashtu baba i një fëmije të vogël, përshkroi gjithçka që pa në orët e para të 11 majit dhe momentin kur largoi foshnjën nga skena e krimit të tmerrshëm. Sipas tij, herët në mëngjes ata morën një telefonatë për ndihmë. Ata nxituan në vendin e ngjarjes dhe gjetën fqinjin i cili kishte folur me burrin e Caroline dhe më pas hynë në shtëpi nga dritarja e thyer dhe thirrën një ambulancë. Kur hynë në shtëpi ata fillimisht panë qenin e varur dhe më pas kuptuan se: "diçka tjetër ka ndodhur këtu, diçka e pazakontë". Pastaj ata u ngjitën në papafingo dhe gjetën derën e hapur. Aty panë Caroline të vdekur pranë foshnjës, e cila mbështetej tek nëna e saj.
"Pavarësisht se sa kohë kalon, një pjesë e zemrës sime ka mbetur në atë dhomë. Kur pashë fëmijën, u vrava emocionalisht.”, tha polici 40-vjeçar.
Prokurori për të miturit do të vendosë menjëherë se ku do të rrijë Lidia e vogël. Çdo vendim do të ketë të bëjë me kujdestarinë e përkohshme të së voglës, pasi vendimi përfundimtar duhet të merret nga gjykata brenda 90 ditësh. Sipas nenit 1532 të Kodit Civil të Greqisë, zyra e prokurorit mund të caktojë përkohësisht kujdestarinë ose për të afërmit e Caroline në Alonissos ose për familjen e 32-vjeçarit./K.C/dritare.net

















