
Madonna voton për Joe Biden: Merrni përgjegjësi o njerëz!
Dritare.net
Këngëtarja me famë botërore, Madonna shprehet se votën për zgjedhjet presidencial të SHBA-së, ia dha Joe Biden. Ndërsa tregon se votoi për Biden dhe Kamala Harris, Madonna u bën thirrje edhe amerikanëve që të shkojnë të votojnë dhe të marrin përgjegjësi.
Ndërsa poston tri foto të vetes në Twitter, këngëtarja shkruan:
“3 fytyrat e një vajze që sapo votoi. Shkoni votoni dhe merrni përgjegjësi o njerëz!”
Madonna ishte e fundit nga shumë yje të botës së muzikës dhe filmit që kanë thënë se votoi për Joe Biden dhe Kamala Harris.
E njëjta gjë po ndodh edhe në Shqipëri. Shumë personalitete nga bota e artit, kulturës, shoubizit si: Vikena Kamenica, Monika Lubonja, Valbona Selimllari, Landi Hysi, Eli Fara, Kastro Zizo Helidon Haliti, janë rreshtuar me Erion Veliajn dhe thonë se nuk janë njerëz politikë, por janë me punën./K.C/dritare.net

















