Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Iris Luarasi: Është koha për cilësi, gratë në politikë s’mund të jenë më numra

Iris Luarasi:  Është koha për cilësi, gratë në

Nga Jonida Hitoveizi

Iris Luarasin, zyshën e dashur të studentëve të gazetarisë e gjejmë në qendrën e saj “Linja e Këshillimit për Gra dhe Vajza”. Biseda natyrshëm mbetet tek gruaja. Tek gruaja që i duhet të jetë edhe shtëpiake, por edhe një grua e sukseshme në karrierë, tek gruaja që dhunohet, tek gruaja e angazhuar, tek gruaja në politikë. Për gratë biseda nuk mbaron kurrë dhe mbetet një nga temat e saj të preferuara. Është një mësim që nuk e kemi mësuar si duhet thotë Irisi, kur vjen puna tek mbështetja që duhet t’i japim njëra-tjetrës, sidomos gratë që janë pjesë e politikës. Këtu duhet të mësojmë nga burrat! Si një femër e angazhuar në sferën publike, Irisi nuk e fsheh faktin se politika është tërheqëse kur mendon se çfarë kontributi mund të japësh ti për të ndryshuar disa gjëra, po aq sa ç’është komode edhe pavarësia prej përgjegjësisë që ajo të imponon. Për dritare.net, Iris Luarasi thotë se përherë ka qenë pro kuotave gjinore. Ama, sot thotë ajo është koha për cilësi dhe me kaq shumë gra të mira e të mençura që ka Shqipëria, ato s’mund dhe nuk duhet të jenë më numra.

Iris Luarasi:  Është koha për cilësi, gratë në

Një pyetje rutinë që i bëhet kujtdo që takon sot, është si ka kaluar periudha e pandemisë dhe si e ka ndikuar ajo përditshmërinë?

Pandemia e ka shtuar për mua punën, sidomos këtu tek linja e këshillimit. Periudha e karantinës ka qenë tepër intensive. Unë kam ndenjur në shtëpi vetëm 3 javë dhe ua kam qarë hallin gjithë grave të tjera. Kur ti je grua në shtëpi, pavarësisht se ti ke orarin e punës dhe je para një kompjuteri dhe je duke punuar gjithë antarët e familjes mendojnë se kanë të drejtë të të kërkojnë ndonjë gjë në çdo moment (qesh). Po përveç pjesës personale, gjatë kësaj periudhe ne ishim në kontakt me shumë gra që e kanë patur tepër të vështirë, jo vetëm për shkak të anës ekonomike, por për faktin se duhet të rrinin 24 orë me personin që i dhunonte.

Iris, nga cilat qytete merrni më shumë telefonata për këshillim dhe si qëndron raporti sa i takon shtresave sociale?

Më shumë vijnë nga Tirana, por kjo mendoj se ka lidhje me numrin e popullsisë. Nga ana tjetër dhuna nuk prek vetëm një shtresë sociale, kushdo mund të jetë pre e saj. Ato gra që marrin në telefon, janë gra që nuk kanë shumë mbështetje kryesisht dhe sidomos janë gra që guxojnë dhe duan të ndryshojë diçka në jetën e tyre. Mbetet ende një çështje private brenda dyerve të shtëpisë dhuna edhe pse numri 116117 është konfidencial dhe ne nuk marrim të dhënat nëse gruaja nuk do të identifikohet.

Iris Luarasi:  Është koha për cilësi, gratë në

Nga kronikat e lajmeve shpesh të krijohet ideja se gjendja në Shqipëri është alarmante, a është vërtetë kështu?

Kam menduar gjithmonë që “ua, këtu në Shqipëri ndodhin gjëra të tmerrshme”, por fakti që prej gjashtë vitesh jam pjesë e një ekipi monitorimi të KiE-së për dhunën ndaj grave, kam kuptuar që ky është vetëm një paragjykim. Kur vjen puna tek dhuna në familje, dhunuesi ka të njëjtin profil si suedez, si shqiptar, si holandez. Me këtë nuk mund të them që këtu nuk ndodh dhunë, përkundrazi ka dhunë në nivele shumë të larta.

Mbetemi tek gratë, por tani flasim për ato që janë pjesë e politikës megjithëse hyjmë edhe në një vit elektoral. Duhet të ekzistojnë ende kuotat?

Unë kam qenë gjithmonë pro kuotave, edhe pse e di që është diskriminim, ama është një diskriminim pozitiv. Ka shumë nevojë që të promovohen gratë, ama nëse duam që gjërat të shkojnë përpara, tani duhet folur patjetër për cilësi. Nuk mundet më që parlamenti, institucion kaq i rëndësishëm i një shteti të jetë plot me figura humoristike që bëjnë xhiron e rrjetit me ato që thonë.

Ka shumë njerëz që e përdorin si argument kundër këtë dhe thonë “ja i provuam dhe gratë në politikë”. Ndaj them që është koha për cilësi, sepse nuk na mungojnë gratë e mençura. Madje jemi një vend me shumë fat në këtë aspekt.

Sot në qeveri dhe shumë institucione dominojnë femrat, cilësisht si e ke parë performancën e tyre?

Patjetër që e kam parë dhe njoh shumë gra që sot drejtojnë ministri e institucione që i kanë plotësuar pritshmëritë në vendimarrje edhe pse ato shihen me 100 lupa krahasuar me burrat që kanë po të njëjtin pozicion. Problemi që shoh tek gratë në politikë është lufta brenda llojit. Është një cilësi që gratë duhet ta mësojnë nga burrat, sepse burrat e mbrojnë dhe e mbështesin më tepër njëri-tjetrin edhe kur janë në konkurrencë.

Një grua në qeverisje mban më tepër përgjegjësi, pasi ti e shikon që ajo është modeli. Janë ato që kanë në dorë modelin dhe rolin aktiv për të sjellë ndryshime në pozicionet që mbajnë. Nga ana tjetër, janë po gratë ato që gjithmonë shihen me sy shumë më kritik se burrat dhe paragjykohen shumë herë më shumë. Për këtë mendoj se gratë në vendimarrje duhet të mbështeten nga gratë.

Iris Luarasi:  Është koha për cilësi, gratë në

Shumë gra nga shoqëria civile janë bërë pjesë e politikës, si e sheh këtë trend?

Duke ardhur vetë nga shoqëria civile dhe duke njohur pafund gra të zonjat, mendoj se është gjithmonë një burim i mirë për partitë. Është një avantazh, që njerëz që njohin nga afër problematikat e një komuniteti, të kenë mundësinë ta çojnë zërin aty ku duhet. Pjesa tjetër është se kur ti je jashtë politikës, kur do të bësh apo të ndryshosh gjëra të caktuara, nuk i bën dot pasi nuk mundesh, nuk ke mundësinë që të jep politikbërja. Megjithatë unë nuk jam për formula bardhezi, por sigurisht për një miksim midis karrierës politike dhe prurjeve nga shoqëria civile.

Të josh angazhimi seriozisht si pjesë e politikës, apo je më mirë në këtë anën tjetër të të qenit pjesë e opinion-bërjes?

Është gjithmonë shumë luks që të jesh në një panel dhe të diskutosh punën e tjetrit dhe pavarësisht gjithçkaje, në fund mban përgjegjësi thjesht për mendimet e tua. Elementi tjetër është çështje pavarësie. Edhe ky është një luks. Ti drejton diçka tënden dhe merr vendimet e tua jashtë rreshtimit, siç mund të jetë ai politik. Ama nga ana tjetër, është ajo që thashë pak më sipër; a dua unë të ndryshoj diçka në një nivel tjetër dhe a duhet të jem pjesë e këtij ndryshimi?. Ky është momenti që unë them që njeriu duhet ta ndajë mendjen. Unë pranova me shumë kënaqësi një ftesë të kryetarit të bashkisë së Tiranës për të folur për gratë socialiste dhe do jem aty sa herë që duhet për të kontribuar e për të sjellë ndryshime.

A ke frikë nga lufta politike?

Betejat politike janë gjithnjë shumë më agresive se përballja e ideve në ekran mes kolegësh opinionistë. Por, unë mendoj se kur ti beson tek diçka, është pikërisht kjo që të jep forcën dhe besimin për të qenë e aftë për të përballuar betejat politike. Shumë gra të mençura nuk bëhen pjesë e politikës për shkak të llumit dhe baltës së gënjeshtrave që do hidhet mbi to, por unë mendoj se për të ndryshuar vendin dhe të ardhmen e fëmijëve duhet të jemi sa më shumë. Ia vlen. Dhe për këtë nuk kam patur asnjëherë frikë nga lufta politike..

Sot ka shumë debat mbi mënyrën sesi po zhvillohet Tirana, disa janë kundër korsive të biçikletave, disa kundër ndërtimeve... Ty si të duket?

Unë personalisht jam një nga fanset më të mëdha të korsive të biçikletave. Tirana është një kryeqytet i vogël, i aksesueshëm thuajse tërësisht me biçikletë dhe nuk është nevoja që edhe për të blerë bukën apo për të pirë një kafe të marrësh patjetër makinën. Apo fakti, që sa nisin dy pika shiu të gjithë nxitojnë të dalin me makina.

Iris Luarasi:  Është koha për cilësi, gratë në

Unë mendoj se është një avantazh sidomos për të rinjtë. Shumë rrugë që sot duket sikur janë ngushtuar për ata që ngasin makinat, duhet t’ju vendosen drejtuesve para syve fotot e dikurshme të rrugës ku korsia e biçikletave okupohej nga makinat e parkuara. Praktikisht ajo rrugë është po aq e ngushtë sa ka qenë më parë, me ndryshimin e madh se tashmë është shtuar një mundësi për ata që pedalojnë dhe nuk marrin makinën, por biçikletën. Fëmijët e mi kanë 3 vjet që shkojnë në shkollë me biçikletë dhe është fantastike që sheh se sa rritet gjithmonë e më shumë numri i biçikletave të parkuara te shkolla e tyre. Kjo që bën Veliaj me biçikletat, sinqerisht është për t’u përshëndetur dhe ka gjithë dashamirësinë e familjes time. Apo ajo që ndodhi me lodrat tek liqeni ku kam dalë edhe folur publikisht. Ti sheh projektin ku nuk ka asnjë pallat, po sheh një tërësi njerëzish që luftojnë kundër një pallati që nuk ekziston. Pallati është vetëm në mendjen tënde, sepse fakti është se edhe sot aty nuk ka një pallat.

Iris Luarasi:  Është koha për cilësi, gratë në

Mosbesim apo paranojë?

Edhe mosbesim, edhe paranojë, dhe pastaj edhe e porositur politikisht, për të frenuar njeriun që punon. Është një miks i të gjitha gjërave. Deri dje nuk mund të thoshte askush që mund të organizoje gjëra fantastike tek “Sheshi Skënderbej”. Sot mund të bësh atë që ndodh në çdo kryeqytet të botës. “tutti i gusti sono gusti” thonë italianët, pra shijet janë të gjitha të drejta, por ajo që i mungonte Tiranës për të qenë kryeqytet tani është atje dhe ai shesh nuk do iki kur të ikë kryetari i Bashkisë.

Iris Luarasi:  Është koha për cilësi, gratë në

Çfarë i mungon tjetër Tiranës?

Mendoj se mungon një “shopping street”. Nëse do të bëhet një gjë e tillë do të ishte fantastike, pasi e gjallëron qytetin dhe e lidh me imazhin e kryeqyteteve perëndimore.. Më parë kur të vinin miq nga jashtë nuk dije ku t’i çoje përveç se në restorante, bare dhe udhëtime jashtë Tiranës, kurse sot ke disa alternativa tërheqëse siç është Pazari i Ri, Kalaja e Tiranës, etj.. Për mua kushdo që do t’i kishte bërë këto gjëra do t’i isha shumë mirënjohëse, edhe po t’i kishte bërë Lulzim Basha. Kryetarët ikin e vijnë, po veprat ngelen. E në fund votuesit votojnë për atë që ti ke lënë pas në qytet./dritare.net

Iris Luarasi:  Është koha për cilësi, gratë në