Anulohet seanca plenare, deputetët e PS ikin nga Kuvendi!
Thursday 15 October 2026, 09:09
Dritare.net

Seanca plenare e Kuvendit është anuluar pas protestave të dhunshme në Tiranë. Deputetët e Partisë Socialiste janë larguar nga parlamenti pa iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.
Gjatë protestave janë sulmuar disa institucione shtetërore, përfshirë Kryeministrinë, Kryesinë e Kuvendit, Gjykatën Kushtetuese dhe disa ministri. Në hyrjen e Kryesisë së Kuvendit janë thyer xhama dhe është dëmtuar dera, ndërsa policia ka qenë e pranishme me forca të shumta dhe një autobot.