Na ndiqni edhe në

Aktualitet

Rama ndryshon qeverinë! Kush ikën e kush vjen!

Rama ndryshon qeverinë! Kush ikën e kush vjen!

Kryeministri Edi Rama ka propozuar Elisa Spiropalin për të zënë postin e kryetares e Kuvendit, pas dorëheqjes së Lindita Nikollës për arsye shëndetësore. Ndërsa Bledi Çuçin e propozoi të marrë postin e nënkryetarit të Parlamentit, Niko Peleshi të Grupit të Parlamentar të PS-së. Ndërsa Taulant Balla, ministër shteti për marrëdhënie me Parlamentin, ministër i Brendshëm Ervin Hoxha, Ministër i Financave Petrit Malaj dhe ministër i mbrojtjes Pirro Dhëmbi.

“Dua t’ju informoj se do i propozoj grupit parlamentar që në një seancë të menjëhershme dhe të posaçme të Kuvendit të Shqipërisë t’i japim të gjithë mbështetjen tonë Elisa Spiropalit për të marrë drejtimin e parlamentit. Ndërsa Bledi Cuçin e propozoj të marrë detyrën e nënkryetarin të Parlamentit. Edhe Niko Peleshi të marrë drejtimin e Grupit Parlamentar të PS-së. Menjëherë pas këtij takimi do t’i dorëzoj presidentit disa ndryshime në qeveri si më poshtë:

Ministër shteti për Marrëdhëniet me parlamentin Taulant Balla
Ministër I Brendshëm Ervin Hoxha.
Ministër I Financave Petrit Malaj
Ministër I Mbrojtjes Pirro Vëngu.", tha Rama./K.C/dritare.net