Na ndiqni edhe në

Bota

Do të ndërhyjë SHBA në konfliktin Iran-Izrael? Çfarë thotë Shtëpia e Bardhë!

Do të ndërhyjë SHBA në konfliktin Iran-Izrael?

Presidenti Donald Trump do të vendosë brenda dy javësh nëse Shtetet e Bashkuara do të përfshihen në konfliktin në rritje mes Izraelit dhe Iranit, njoftoi Sekretarja e Përgjithshme e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, gjatë një konferencë për shtyp të enjten.


Leavitt citoi një mesazh të Trump, që përcakton se vendimi i tij do të bazohet në mundësinë e negociatave me Iranin në javët në vazhdim. Prioritet kryesor mbetet që Irani të mos arrijë të zhvillojë një armë bërthamore. Leavitt theksoi se çdo marrëveshje duhet të ndalojë pasurimin e uraniumit dhe të shkatërrojë kapacitetet bërthamore iraniane.

Megjithatë, Shtëpia e Bardhë nuk është shprehur nëse Trump do të kërkojë miratimin e Kongresit për ndonjë veprim ushtarak. Ajo nënvizoi se Presidenti mbështet strategjinë “paqe përmes fuqisë” është i gatshëm për diplomaci, por edhe për forcë kur është e nevojshme.

Ky zhvillim vjen në një moment të tensionuar: Izraeli goditi objektiva bërthamore iraniane, ndërsa Irani iu kundërpërgjigj me sulme me raketa dhe dronë, përfshirë edhe një sulm ndaj një spitali izraelit. Konflikti është zgjeruar pas një jave aksionesh të përshpejtuara, pa sinjale për tërheqje./K.C/dritare.net