Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Macron jep alarmin: Siguroni Europën!

Macron jep alarmin: Siguroni Europën!

Presidenti francez Emmanuel Macron ka shpërndarë sot një postim simbolik dhe të fuqishëm, ku tregon një avion luftarak Rafale të Forcave Ajrore Franceze me mesazhin: “Rafale po vjen. Siguroni Evropën". Imazhi është paraqitur si një ekran thirrjeje në telefon, duke përçuar një thirrje urgjente për mbrojtjen dhe unitetin e Europës.

Në postimin e tij, Macron përdor këtë gjuhë vizuale për të dhënë një mesazh të qartë dhe politik: koha për veprim ka ardhur, ndërsa sfidat gjeopolitike, kërcënimet kibernetike dhe tensionet në kufijtë lindorë të Europës kërkojnë një përgjigje të përbashkët dhe të fortë.

Kjo lëvizje vjen në një kohë kur siguria e kontinentit europian është rikthyer fuqishëm në qendër të diskutimit strategjik, sidomos pas luftës në Ukrainë, luftës në Lindjen e Mesme, sulmeve hibride dhe rritjes së ndikimit të aktorëve autoritarë jashtë dhe brenda kufijve të BE-së.

“Europianët duhet të ndërtojnë autonominë e tyre strategjike dhe të jenë të gatshëm të mbrojnë veten,” ka theksuar Macron edhe në deklaratat e mëparshme, duke kërkuar një “Europë më sovrane dhe më e fortë ushtarakisht”.

Përdorimi i avionit Dassault Rafale, simbol i fuqisë ajrore franceze, i shërben jo vetëm si një mjet figurativ, por edhe si një mesazh i drejtpërdrejtë për investimin në industrinë e mbrojtjes europiane dhe nevojën për bashkëpunim më të madh mes shteteve anëtare të BE-së dhe NATO-s.

Ky postim është pritur me komente të shumta online, me disa që e përshëndesin si një “thirrje zgjimi për Europën” dhe të tjerë që e shohin si një hap të mëtejshëm drejt një ushtrie të përbashkët europiane./L.F-dritare.net