Endi Demneri në pritje të ëmbël: Takimi në azil, i organizuar nga Dritare TV, ishte bekim për mua!
Dritare.net

Miss Universe 2023, Endi Demneri po përjeton një nga momentet më të bukura të jetës së saj, pasi është në pritje të një djali.
Së fundmi, ajo ka ndarë një video prekëse në Instagram, ku rrëfen se një nga momentet që i ka sjellë fat në jetën e saj ishte pikërisht një takim në një azil të të moshuarve, aktivitet i organizuar nga Rudina Xhunga dhe Dritare TV.
Në këtë vizitë, Demneri u përfshi në një mision human, duke kaluar kohë me të moshuarit dhe duke ndarë emocione të forta. Ajo ka theksuar se ky takim kishte një domethënie të veçantë për të, duke e konsideruar si një “bekim” që i ndryshoi rrjedhën e jetës.

“Po e nis muajin me këtë video…
Një gjyshe në azil, që prej kohësh nuk fliste, më tha fjalinë më të bukur në botë.
Në atë moment nuk e kuptova… sot e ndjej që ishte bekim.
Faleminderit Nona”-shkruan Miss Universe 2023, Endi Demneri/E.P-dritare.net