Më vjen keq për Ilir Metën/Ngjela: S'ka humanizëm
Dritare.net

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar me një ton më njerëzor situatën e ish-presidentit Ilir Meta gjatë Intervistës së Ditës në Dritare TV, duke theksuar se çështja e tij duhet trajtuar vetëm në bazë të ligjit dhe jo në mënyrë politike.
“Më vjen shumë keq që nuk trajtohet me humanizëm,” u shpreh Ngjela, duke shtuar se çdo proces duhet të respektojë standardet ligjore dhe ato ndërkombëtare.
Duke folur për gjendjen e Metës, ai theksoi se rasti i tij është ende në proces dhe nuk ka një vendim përfundimtar.
“Cili shqyrtim? S’ka mbaruar gjë, akoma është në proces,” tha Ngjela gjatë intervistës, duke nënvizuar se çdo koment duhet të bazohet në fakte dhe jo në hamendësime.
Ai shtoi gjithashtu se nuk ka pasur konflikte personale me ish-presidentin, duke e parë çështjen thjesht nga këndvështrimi juridik.
“Unë nuk kam pasur ndonjë konflikt me Ilir Metën,” u shpreh ai, duke theksuar se çdo individ në një proces të tillë duhet të trajtohet sipas ligjit.
Ngjela theksoi se për momentin nuk mund të jepet një analizë e plotë, pasi çështja ende nuk është përmbyllur juridikisht.