Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ju paralajmëruam! Hakerat iranianë sulmojnë faqen e bashkisë: Lironi terroristët e MEK

Ju paralajmëruam! Hakerat iranianë sulmojnë faqen e

Grupi iranian i hakerëve “Homeland Justice” ka marrë përgjegjësinë për një sulm të ri kibernetik ndaj faqes zyrtare të Bashkisë së Tiranës. Në një deklaratë të shpërndarë përmes platformës Telegram, grupi thotë se ka rrëzuar faqen, ka marrë të dhëna dhe ka fshirë serverët e institucionit.

Në mesazhin e tyre, hakerat akuzojnë autoritetet shqiptare për mbështetje ndaj anëtarëve të grupit opozitar iranian MEK (Muxhahedinët e Popullit të Iranit), duke theksuar se Shqipëria po "mban terroristë në tokën e saj".

Ju paralajmëruam! Hakerat iranianë sulmojnë faqen e

"Ju paralajmëruam që të dëbonit terroristët e MEK-ut nga toka shqiptare. Por ju i njihni ata si refugjatë dhe u dhatë dokumente të falsifikuara. Tani shërbimet e qytetit janë ndërprerë, dhe kjo është vetëm një pjesë e marrëveshjes sonë me ju", shkruan grupi në Telegram.

Pasojat e Sulmit

Aktualisht, faqja zyrtare e Bashkisë së Tiranës është jashtë funksionit dhe, si pasojë, janë pezulluar përkohësisht disa shërbime kyçe për qytetarët. Ndër më të prekurat është procedura e regjistrimit të fëmijëve në çerdhe dhe kopshte, e cila kryhet vetëm nëpërmjet faqes online. Procesi zgjat deri më 22 qershor, duke krijuar shqetësime për prindërit që nuk kanë përfunduar ende aplikimin.

Ju paralajmëruam! Hakerat iranianë sulmojnë faqen e

Pamje të publikuara nga vetë grupi hakerësh tregojnë gjendjen e faqes para dhe pas sulmit.

Sulmi i eadhës nga i njëjti grup

Ky nuk është incidenti i parë që lidhet me grupin “Homeland Justice”. Në vitin 2022, Shqipëria u përball me një valë sulmesh të koordinuara nga katër grupe kibernetike të mbështetura nga Irani, të cilat paralizuan shërbime të rëndësishme publike dhe çuan në ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike mes Tiranës dhe Teheranit.

Ju paralajmëruam! Hakerat iranianë sulmojnë faqen e

Reagimi zyrtar

Deri në momentin e publikimit të këtij lajmi, Bashkia e Tiranës dhe autoritetet shtetërore nuk kanë dhënë ende një deklaratë zyrtare mbi sulmin apo hapat e ndërmarrë për rikthimin e funksionimit të sistemit./L.F-dritare.net