Na ndiqni edhe në

Moti

Kujdes vapën. Ja temperaturat për sot!

Sot vendi ynë do të dominohet nga moti kryesisht i kthjellët dhe me diell në pjesën më të madhe të territorit. Gjatë orëve të pasdites priten kalime të lehta vranësirash, kryesisht në zonat malore, por pa reshje të konsiderueshme shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 10°C deri në 13°C në zonat malore, ndërsa ato maksimale do të arrijnë deri në 33°C në ultësirën perëndimore. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare, duke sjellë kushte të favorshme për aktivitete në natyrë dhe në bregdet.

Meteorologët këshillojnë qytetarët të shmangin ekspozimin e zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe të konsumojnë sa më shumë lëngje për t'u mbrojtur nga temperaturat e larta.