Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Gruaja e futbollistit të njohur humb jetën për të shpëtuar vajzën 1-vjeçare nga tërmeti

Një histori prekëse ka dalë në dritë pas tërmeteve të fuqishme që goditën Venezuelën, ku një nënë humbi jetën duke mbrojtur me trupin e saj vajzën njëvjeçare nga rrënojat e pallatit që u shemb.

Sipas mediave lokale, Andrea, bashkëshortja e futbollistit Héctor Enrique "Kike" Bello Caballero, mbrojtës i Deportivo Marítimo de La Guaira, u hodh mbi vajzën e saj në momentin kur ndërtesa u shemb. Falë këtij veprimi heroik, vogëlushja arriti të mbijetojë dhe u nxor e gjallë nga ekipet e shpëtimit, ndërsa nëna u gjet pa shenja jete nën rrënoja.

Pas tragjedisë, futbollisti venezuelian ndau dhimbjen e tij në rrjetet sociale. Në një mesazh prekës, ai shkroi: "Si do t'ia shpjegoj vajzës sonë se nëna e saj dha jetën për ta shpëtuar?" Fjalët e tij kanë prekur mijëra njerëz, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen për familjen.

Historia e Andreas është kthyer në simbol të dashurisë dhe sakrificës së një nëne, e cila në çastin më të vështirë zgjodhi të shpëtonte jetën e fëmijës së saj, edhe me koston e jetës së vet.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë operacionet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve, ndërsa bilanci i viktimave dhe të zhdukurve mbetet në përditësim./L.F-dritare.net